• |
ide | kryesore

Flet Meta: E vërteta e vonesës së plotfuqisë për negociatat me Greqinë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës ka folur në lidhje me procesin e kërkesës së plotfuqisë së kërkuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për të nisur negociatat me Greqinë për marrëveshjen e detit.

“Nuk besoj se kam lënë ndonjëherë për të kuptuar se nuk do të jap autorizimin. Është një komunikim i vazhdueshëm mes Presidencës dhe grupit që po merret me përgatitjen e këtij procesi.

Ky është një proces që vazhdon edhe tani që ne po flasim bashkë. Por duhet treguar edhe përgjegjësia maksimale, sepse Presidentit do ti duhet të ndjekë këtë proces dhe do ti duhet të shprehet para dhe pas kësaj marrëveshje, e cila është e jashtëzakonshme.

Ka komunikim te vazhdueshëm mes Presidencës dhe MEPJ. Jam i predispozuar për t’i hapur rrugë këtij procesi. Nuk ndikohem nga asnjë deklaratë. Nuk besoj që qeveria ka interes të favorizojë Greqinë” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *