• |
ide | kryesore

Imami: Problemi me Bashën, PD-në dhe grupin e punës për statutin e partisë

Lajme, Të fundit



Sipas Arben Imamit, nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pa u thirrur më parë Këshilli. Ish-ministri sheh si zgjidhje për situatën e PD-së me Bashën, që sipas tij është në rënie të vazhdueshme, zbatimin e statutit dhe zhvillimin e një diskutimi të thellë, të hapur dhe transparent, ku të përfshihen kritikët.

Sipas Arben Imamit, po ngrihet një grup pune për të ndryshuar statutin e PD-së duke u shkelur që në fillim statuti.

“Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd. Këtu janë plot njerëz të tjerë që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çoje në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”- u shpreh Imami.



2 Comments

  1. o ky esht ka kerkon zhele enveri,spartsk braho ,ruqi e lesh negjmije.i permallu i shkreti aktor enveri.si e kishin emrin filmat qe luante ky ne filma stalini.

  2. Statusin kerkoje ne keshillin kombetar, dhe ne kongres. Nuk eshte kjo pengesa ore z IMAM,,, Ti ke patur vazhdimisht probleme, te qena, e te pa qena ke qene njri nga me agresivet, mos harro 97, Kur ben autokritikedhe pranohesh perseri, na behesh edhe me ofiqe shteterore, na i harruatPDne, e demokratet, kete ju e dini shume mire, andaj milito me kritikat ndaj vehtes, e pastaj na trego rregullat e formatqe nuk na u zbatokan ne PD, e se keto na qenkan pengesat, Po per ne qe demokracine e deshem dhe e dum pa asnje fitim,, per ardhmerine e femijeve e te vendit c;duhet te themi qe ju na sketerroset demokracine pa qene BASHA, kujt tia veme fajin? Pra ju jeni devijatoret, e shtremberimit te sinqeritetit te vijes se PDse. Nese militoni me ndershmerivazhdoni, por nese lufta tuaj ka cmire brenda ,,, ME MIRE PA JU>.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *