• |
ide | kryesore

Kokaina në Durrës/ Shekulli hedh dyshime se mungojnë 400 kilogramë të tjera

Lajme, Të fundit



Në një shkrim të gazetës Shekulli ku flitet për hetimet e prokurorisë mbi çështjen e 613 kilogramëve kokainë hidhen dyshime se droga që u soll nga Kolumbia nuk ishte 600 kilogramë, por 1 ton. Shekulli i referohet burimeve të prokurorisë kur thotë se ka dyshime që lënda narkotike u nis nga Kolumbia në dy kontejnerë.

“Dyshimet e para flasin se bëhet fjalë për një sasi prej 1 tonësh që është nisur me ngarkesat e bananeve, por policia jonë duket se ka humbur betejën me shifrën prej afër 400 kg të kokainës që ka dyshime se mund të kenë qenë në ndonjë kontejner tjetër. Dyshimet e para flasin se ajo sasi mund të jetë nisur drejt Malit të Zi, një destinacion thuajse i përhershëm i kokainës që vinte në vendin tonë. Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se po presin një sërë përgjigjesh nga homologët e tyre në Ekuador, Kolumbi dhe Argjentinë për të mësuar të vërtetat e ngarkesave që janë nisur drej vendit tonë kohët e fundit” shkruan gazeta.

613 kilogramë kokainë u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të kontejnerit të ngarkuar me banane që ishte porositur nga Arbri Garden. Pronari i kompanisë është në arrati, ndërsa sipas të dhënave nga trafiku i anijeve ai kishte bërë edhe 97 rrugë të tjera nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë. Madje njëra nga porositë ishte bllokuar më parë në Ekuador, por kjo nuk e pengoi Arbër Çekajn të vazhdonte i qetë me importin e “frutave”.



3 Comments

  1. Jo vetem ato 400kg qe kane ikur drejt malit te zi, por dhe pjesa tjeter qe u kap, me siguri qe eshte ne magazina te sigurta per tu trgtuar me pas…….ju mendoni se do te asgjesohen ato ??

  2. Raporti midis drogës së kapur dhe asaj të pakapur, mund të jetë një me njëqind.
    Nëse do të ishte kapur qoftë edhe gjysma e drogës se trafikuar në Europë, do të dilnin njoftime se në Europë është zvogëluar 50% përdorimi i saj.
    As nuk po dëgjohet gjëkund se përdorimi i drogës është zvogëluar, me përjashtim ndoshta vetëm të Londrës e të ca qyteteve gjermane, kurse në tërësi në Europë, njoftimet flasin për shtim të përdorimit të drogës veçanërisht tek të rijtë. A thua të jetë e rastit që shtimi i përdoruesve të drogës përkon edhe me qeverisjet e majta në Europë ?

  3. 400 kilogramet jan ne surrel dhe pran mao LUU ce dun,a nuk tha shoferi sa ka shkarkuar pran ambasades amerikane dy kontejner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *