• |
ide | kryesore

Lëvizja 5 Yjet thirrje partive të tjera: Të bashkojmë të gjithë italianët në qeveri

Planet



Kryesuesit e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Itali, “Lëvizja 5 Yjet”, janë hedhur në kërkim të aleatëve për të mbledhur vota parlamentare për formimin e qeverisë së re.

Po kërkohet bashkëpunim me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, drejtuesi në largim i të cilës, ish-kryeministri Matteo Renzi paralajmëroi qëndrimin në opozitë për 5 vitet e ardhshëm.

Në një letër të hapur, kreu i lëvizjes Luixhi Di Maio u bëri thirrje të gjitha partive politike të lenë pas atë që ai e quajti “arrogancë politike”. Dorën e bashkëpunimit ia shtriu si demokratëve ashtu edhe qendrës së djathtë, për të punuar për 10 milionë të varfrit italianë, që sipas Di Maios nuk mund të injorohen.

Por kreu i Lega Nord, Mateo Salvini refuzon negociatat me Lëvizjen 5 Yjet. Ai thotë se italianët votuan programin e tij dhe të qendrës së djathtë. Ndaj ftoi të gjitha forcat politike të mbështesin platformën e tyre. Ai tha se do të shkojë në Europë për të ndryshuar rregullat që varfëruan italianët. Nacionalisti Salvini, që në Bruksel nuk shihet me sy të mirë, është kandidat për kryeministër dhe këtë e mirëpret edhe partneri i tij në koalicion Silvio Berluskoni dhe i premtoi besnikëri.

Në këtë kushte, analistët nuk shohin kombinim tjetër, përveç atij mes Lëvizjes 5 Yjet dhe qendrës së majtë, që me shumë gjasa do të rishohë qëndrimin kur Presidenti Matarela të nisë zyrtarisht ndërmjetësimin mes partive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *