• |
ide | kryesore

EMRI/ Një 36-vjeçar gjendet i pajetë në kanal (FOTO)

Lajme, Të fundit



Trupi i pajetë i një 36-vjeçari shqiptar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në një kanal pranë lumit Vera në qytezën Pagnica në periferi të Aquila në Itali. Sipas autoriteteve italiane bëhet fjalë për shqiptarin Edmond Preka.

Ishte bashkëshortja e tij që e kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici një natë më parë. Janë të paqarta për momentin arsyet e vdekjes së tij dhe për këtë shkak prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.

36-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe 2 fëmijët. Hetuesit janë duke verifikuar pistën e një aksidenti rrugor. Ai kthehej çdo ditë nga puna në këmbë dhe mundësitë janë që të jetë goditur për vdekje nga ndonjë makinë.

Shkak mund të jetë bërë edhe ndonjë sëmundje e tij. Ai punonte në ndërtim, por për momentin ishte në kërkim të një punë për shkak të pezullimit nga koha e keq. Kolegët thanë se ishte një punëtor i zoti dhe njeri i ndershëm. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *