• |
ide | kryesore

Goditet një bandë në një operacion policie në Greqi, 13 shqiptarë në pranga

Lajme, Të fundit
greqi-policia (1).jpg



Një operacioni i madh policor në Greqi, konkretisht në Eksarkia, i cili është ende në vijim ka goditur një bande shqiptaresh qe kryenin trafik marijuanë dhe kokaine. Banda thuhet se është e përfshire dhe në disa grabitje që kanë ndodhur në qendër të Athinës.

Deri tani janë arrestuar 21 persona, por emrat e shqiptarëve nuk bëhen me dije. Sipas mediave greke, në pranga ranë 13 shqiptarë, 4 greke, 2 gjeorgjiane, 1 moldav dhe 1 bullgar të moshës 19-37-vjecarë.

Ky grup prej Dhjetorit 2017 ka trafikuar 55 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokaine si dhe kane kryer 4 grabitje. U kryen 25 kontrolle gjate operacionit ku u sekuestruan 23 kg marijuanë, 200 gram kokaine, përzierës, peshore, pistolete, thika, 2 makina, 2 motora, 8500 euro dhe disa celulare.

Operacioni vijoi për kapjen dhe të dy shtetasve të tjerë, burrë e grua shqiptare 38 dhe 37-vjec. Gjate kontrollit te mjedisit te tyre ne Kipseli u gjeten dhe sekuestruan 14 kg 854 gram heroine, 334 ilaçe narkotike, 3 peshore, 7330 euro, 145 dollarë, 20 lira angleze, 3000 lek shqiptare, 7 celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *