• |
ide | kryesore

Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

1, Arkiva, Ide



Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë vënë nën syrin e ciklonit që pas investigimit të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me origjinën e dyshimtë të plot 675 mijë eurove që ata kanë paguar për lobim në ShBA. Akuza rreth tyre po përqëndrohet në një pikë sa të dyshimtë po aq edhe piktoreske.

Kundërshtarët socialistë i kanë vënë në shënjestër se po bashkëpunojnë me forca jo dashamirëse ndaj ëndrrës perëndimore të Shqipërisë, se po financohen nga qarqe që duan t’i fryjnë dasive mes lindjes dhe perëndimit, se në fund të fundit po shndërrohen në vegla të një lufte të ftohtë, hijet e së cilës ringjallen herë pas here.

Në atë investigim ka gjëra që janë të bazuara në fakte dhe prova. Aty del qartë mënyra okulte e pagesave për lobuesit dhe tentativa për të fshehur origjinën e parave.

Në artikullin e gazetarëve Corn, Levintova dhe Friedman kuptohet se pas kompanisë ‘Biniatta Trade LTD’, që në 24 mars 2017 ka paguar këstin e parë prej 150 mijë dollarësh, fshihen dy qytetarë rusë Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Po me aq sa dimë deri më tani, historia përfundon këtu.

Dhe nga ky fakt të arrish në konkluzionin se kemi një përzjerje të Kremlinit, një histori me Xhejms Bond, një tentativë për ndrajen e Shqipërisë mes interesave amerikane dhe atyre Ruse dhe një ndryshim të kursit drejt lindjes, përbën një kapërcim të madh logjik.

Pra, po ta shohim këtë skandal në dinamikën e tij, që kur në nëntor të vitit të kaluar u bënë publike faturat e pagesave të PD për lobing, dallohen lehtësisht dy linja të mëdha.

E para është ajo e një operacioni të paligjshëm financiar. Lulzim Basha dyshohet se ka shkelur ligjin shqiptar duke mos deklaruar pranë KQZ-së këto pagesa. Mbi të bie hija e dyshimit se ka fshehur origjinën e këtyre parave.

E dyta, e ngritur tani së fundi është ajo e një financimi të dyshimtë rus që mund të ketë konsekueca shumë më të gjëra politike.

Po t’i krahasojmë mes tyre dy pistat, për të parën provat dhe faktet janë më evidente. Askush nuk e di si i ka siguruar dhe si i ka paguar PD-ja ato para. Askush nuk e kupton pse nuk i ka deklaruar ato. Askush nuk mund të bindet me alibinë e Bashës për donacione të emigrantëve shqiptarë të pa emër dhe të pa adresë.

Ndërsa pista e dytë bazohet vetëm tek ekzistenca e dy emrave rusë që fshihen pas kompanive of shore.

Por që në fillim të kësaj jave, kur revista “Mother Jones”, ngriti në sipërfaqe pistën ruse, duket sikur propogandës qeveritare, mediave pranë tyre, madje edhe zëdhënësve nga selia e PS, po u pëlqen të privilegjojnë pistën e dytë.

Pasi bën këtë konstatim, natyrshëm lindin pyetjet?

Pse qeveria po i mëshon më shumë “skandalit rus”, kur për çështjen e parë ka në dispozicion më shumë prova dhe fakte?

Pse kur e di se Lulzim Basha e ka tejet të vështirë të justifikojë mosdeklarimin e atyre pagesave në KQZ dhe origjinën e atyre parave, ajo po këmbëngul te skenari me spiunë të Kremlinit?

Pse kur përballë ka ujkun, ajo bërtet të na tregojë gjurmët?

Të gjitha këto dilema konvergojnë në një përgjigje: Rilindja nuk është e interesuar të bëjë drejtësi, ajo thjeshtë ka gjetur një brumë të mirë për të ushqyer propogandën e saj.

Prandaj asaj nuk i intereson debati rrënjësor se si financohen partitë, se si mbërrijnë tek ato paratë e zeza, se si ato shkojnë jashtë dhe disbursojnë fatura marramendësë lobimi. Ajo po e anashkalon këtë temë ku PD dhe Lulzim Basha mund të gjenden vërtet me shpatulla për muri.

Dhe në kurriz të saj po i mëshon pistës tjetër. Asaj që i vlen për qëllimet propagandistike. Asaj që i shërben për të vërtetuar se të gjitha deklaratat që bëhen në perëndim kundër qeverisjes së sotme, se të gjitha artikujt e shtypit që flasim për krimin dhe drogën janë të gënjeshtër. Sepse pas tyre qëndrokërka dora e errët e Rusisë.

Mjafton të lexoje deklaratën e PS, e cila edhe nga stili edhe nga mendësia dukej tamam si e shkruar nga Rama (shiko videon poshtë), për të kuptuar se më shumë sesa depërtimi i njerëzve të Putinit në politikën shqiptare, meraku ishte tek fakti se me paratë e tij qenka financuar nxirja e imazhit të vendit.

Pra mesazhi është i qartë: Mos i besoni akuzave dhe kritikave për krimin dhe trafiqet sepse ato janë të paguara nga armiqtë tanë.

Dhe për të propoganduar këtë alibi i’a vlen edhe çmimi i mbylljes së njerit sy, për mëkatet reale të Lulzim Bashës.

©Lapsi.al



35 Comments

    1. A e pate fotografine e vrasesit me “Dylberin” Andi? Midis Sales dhe Andit ka nje aleance te fshehur qe kur Berisha ishte “Dado” e Bushatit! I kane pelqyer Andit qe atehere kur ai ja prekte bythen! Andi ka qene spiun i fjetur i Sales! C’do gje qe ka bere e ben eshte urdheri i vicidolsit kardiolog ‘fshires i bythes’se Andi mendjevoglit! Asgje nuk mund te jete sekret per nje kohe te gjate! Andi na paraqitet si kundershtar i korrupsionit???!!!

      1. Cili “Tos” fshihet pas këtyre idiotësive ?
        Fatos Nanoja, Fatos Klosi apo Fatos Lubonja ?
        Apo është Meroja ?

  1. Andi loqja eshte bere shume qesharak! Cfare kerkon te na thote ky piciruk se Rusia nuk eshte e interesuar per gjendjen ne Balkan?! Qendrimi i ketij “analisti” eshte shume i dyshimte! A paguhet Ylli dhe Bushati me para te pista? Me para gjaku te pafajshem shqiptar! Do te vije dita Andi dhe do te dalin te gjitha! Te flasesh per te tjeret eshte e lehte per kete “idiot blloku” por te flase per veten jo! Prit Andi se shpejti! Te na rroje “ari” qe te mbron!

    1. Po te thote qe argumenti se Basha ka paguar anti-amerikanet e Rusise per te patur kontakte me amerikanet eshte qesharake.

      Nese ka nje problem eshte fshehja e parase, po meqe e bejne te dyja partite, nuk ka interes ta permendi kush.

  2. “Mëkatet reale të Bashës” ?
    Po na i thuaj o Bushat se cilat qenkan këto mëkate ?
    Se dha kontributin e tij për futjen e Shqipërisë në NATO, siguroi kushtet që shqiptarët të levizin lirshëm me vizat Shengen apo që ndërtoi veprën më të madhe infrastrukturore me vlera ekonomike e kombëtare, Rrugën e Kombit ?
    A mos qenka “mëkat” i Bashës, që vuri poshtë Edi Ramën në zgjedhjet bashkiake të Tiranës ?
    A mos është mëkat i Bashës që e detyroi Ramën të ulë pantollonat e të dorëzojë gjysmën e qeverisë një muaj para zgjedhjeve ?
    I vetmi “mëkat” i tij, ishte se i detyruar nga një kinez që fliste në emër të qeverisë së SHBA, pranoi të ulej e të bënte marëveshje me Ramën.
    Kjo mesa duket ju a prishi planet tënde e të Blushit, që në Shqipëri të rikthehej në pushtet absolut ish partia e punës pa asnjë alternativë të djathtë opozitare.

      1. “Rregullat e transparenës financiare”, nëse i futesh me fakte problemit, majën e shkeljeve flagrante e kanë tek miku i Ramës, Georg Sorosi. Të tjerat janë dëngla.

  3. Po mire, UK qe paskan ne flamurin e saj Shoqerine ‘Biniatta Trade LTD nuk qenkan kunder interesave amerikane, ndersa ne rastin e PD meqenese qenkan dy ortake me origjine ruse (duhet pare jane ne listen e zeze te USA), po con ballkanin nen influencen ruse. Ehhhh more demagoge komuniste, deri dje i luftonit imperialistet amerikane ndersa sot na dolet miqte e tyre. Ptyyyyyyy fare e keqe

  4. O Bushat u kapet me presh ne duar ju dhe Republika e Re RUSE qe kerkonin te ndertonit ne Shqiperi. Edhe ti qe po e mohon kte gje duke dashur ta orientosh ceshtjen vetem ne ceshtje financiare po e ben nga halli jot me duket. Prandaj po e mbroke edhe Bashen se ai qeka lidh me ruset. Me dukej e cudtishme si nje filorus komunist si puna jote mbeshteste nje parti te djathte. Ja ku u zbulua lidhja. Ti kerkon ta devijosh ceshtjen vetem ne ceshtje financiare por ceshtja eshte me e MADHE, shume me e madhe se kaq.

    PS e ka ngritur kte teze qe para nje viti dhe faktet po tregojne qe paska pas te drejte. Edhe Ngjela paska pas te drejte kur fliste per nderhyrjet ruse ne Shqiperi. Kini durim se eshte vetem fillim fakte te reja do dalin se SHPEJTI.

  5. Ore atyne ruseve ceku ja morem noj vaporr me grune nkohen stalinit po kto perendimot e pordhes na i fshin gjith pasunit. Ca lesh lindje a perendimi mor jahu kto jon servilizma me tardh me vjell

  6. fakte interesante:
    su takua dhe su mbeshtet basha nga ambasadori rus dhe skerkoi ndihme nga ruset per protestat tek cadra?
    sqene kryeministri orban dhe ai i maltes te vetmit qe e priten bashen gjate zgjedhjeve te vitit te kaluar?
    sjane ata me proruset sot ne europe?
    breitbart e keni hapur ndonjehere si media, kur doli basha aty me interviste, e hapet ta lexonit per cfare media behet fjale, super fashiste dhe antiemigrant, antiislam, dhe pyetja qe lind eshte si shkon lideri i opozites se nje vendi me shumice muslimane dhe me qindra mijera emigrante te flase per kete media? pse skapeni fare me keto.
    si fitoi trumpi, basha me teorite antisoros shkoi sh sh larg, aq larg sa ngjante si ekstremi i djathte ne europe, apo le te themi, sic pranohet ne europe, nga ekstremi i djathte qe financohet dhe mbrohet fuqishem nga rusia, kete te thone qe ne france deri ne sllovaki, cep me cep te europes.
    tani se si mblidhni keto detaje, dhe qe 1+1 bejne dy, mos beni artikuj muhabet te kafja e lagjes, se pertoni te lexoni cbehet ne bote. informoni sic duhet. se jeni gazetare.
    e ska rendesi fare ceshtja ne fjale, rendesi ka qe pd te distancohet nga kjo rryma ekstremiste e djathte qe po i fut basha me zorr nga zgjedhjet e fundit, jo per gje, po se shqiperia nuk ka tagrin te jete nje vend me te tilla ideologjish.
    hapni pak ate breitbartin lexojani artikujt, shihni levizjet e bashes gjate protestave dhe zgjedhjeve, shihni cik ca behet ne shba dhe europe. pastaj shkruani.

  7. Kryeminister i nje vendi qe nuk e ka kush ne mendje , qe me delklarata politike shpall armik nje superfuqi si Rusia- ose eshte idjot , ose i kapur keq.

    1. Nuk me intereson fare nese kane paguar ruse apo amerikane , kane lobuar ruse apo amerikane , sepse nuk shoh asnje ndryshim . Eshte nje qasje qesharake te me besh te merzitem nese lobistet jane ruse e te me besh te gezohem nese lobistet jane amerikane 2. Une e kuptoj qe ne halle situatash te brendshme e te jashtme thirren ne ndihme levizjet e PR. , fake apo true qofshin, por nje staf serioz qeverie e nje parti ne pushtet , perdor mediat e saj per perhapje te lajmit dhe demi do qe i njejte . Nuk del vete me deklarata qe fillojne me Ballen e vazhdojne me Kryeministrin se eshte idiotesi te perfshihesh ne deklarata te hapura qeveritare kunder imazhit te nje superfuqie. Cfare mendjeshkurtesie eshte kjo? Kaq keq qenka puna? Po diplomacia, politika e jashtme , interesat ekonomike etj – jane pyetur? Jo se e besoj qe kane dhene parate ruset jo. Por per fushaten naive dhe deklaratat i nivelit te larte flas . Kokaina Kokaina eshte ceshtja. Garanti i paprekshem eshte ceshtja. Nje Tahir ne njerin xhep e nja 180 milione euro droge ne xhepin tjeter, kane nevoje vetem per ate shqelmin e fundit qe i vihet karriges ku te kane hypur me litar ne qafe per te te fshire politikisht , pikerisht keta “ armiqte “ e ruseve, amerikanet.

  8. Sakte. Alibia qe po mundohet te perdori Rama ne kete rast perballe nderkombetareve, eshte ne stil justifikues midis zgjedhjes te se keqes me te vogel. Rama eshte duke i pranuar te huajve se une jam i perlyer neper trafiqet e droges, ama opozita eshte e ndikuar nga armiku i BE-se qe eshte Rusia, dmth paska edhe me keq. Çeshtja eshte se a do ta haj europa njesoj si shume shqiptare sapunin per djathe te Rames?

  9. O Bushat nje nga ruset qe ka sponsorizu Bashen doli ish agjent i KGB… hahah Po ksaj ca do i thush apo prralle e Rames edhe kjo… hahah jeni te mbaruar

    Lexoj ktu qe disa mjerane militante te pd qe po mundohen te mbulojne mutin me shurre.. jo po droga jo po leshi. Po ju kishit lazaratin per 8 vjet qe sipas GDF italiane prodhonte 900 tone droge ne vit qe i bie 4.5 miliarde euro cdo vit dhe tani beni sikur ju ra barku per drogen e kujt juve qe skeni lene trafikan armesh e droge pa fut ne shqiperi si me gerdecin ashtu edhe me lazaratin. Ju jenu te zhytyr ne mut dhe ne hale dhe doni me bo edhe moral.. JU po mbyteni ne mutin dhe halen tuaj.. qe sa me shpejt ju zente gryken dhe u mbytshi qe te gjithe qe te shpetojne demokratet dhe shqiptaret e thjeshte.. hajt ngrodshi ishalla o spiuna te ndyre serbosllav.

  10. Une nuk e kuptoj se cfare ka te beje Rama ne kete afere te Lulkes?! Mother jones eshte shume korrekte ketu ne Amerike! Gazetare serioze pavaresisht se jane te majte! Tani te djathet jane bere te majte dhe anasjelltas! Problemi ketu qendron se Basha eshte lidhur me turkun dhe djalin e Mike Flynn qe jane te lidhur me ruset! Ruset te shesin shpejt se kane interesa te medhe ne Ballkan Serbi-Kosove! Behet nje perplasje interesash! Ketu qendron problemi! Basha ehte genjeshtar i lindur! Cilet jane 100 shqiptaret ne Amerike qe paguan pese qind mije dollare? Duhet t’i kishte treguar ne KQZ! Por Berisha dhe PD dhe Basha jane hajdute vrases dhe tradhetare te kombit! Te na rroje Andi Bushati qe eshte bere nje Lolo i denje per te luajtur “rigoleton”!

    1. ja ky hamshori i Rames! me barin qe do hanit do te te ngrihet bilja o gjytyrym? hahahaha. O mortja qe s’te fshin jarebi

  11. E ke te veshtire te konkludosh se ku fillojne intresat ruse e ku mbarojne interesat e Bashes ne kete afere ne Shqiperi. Por qe Basha nuk ka transparence per financimet ne PD kjo eshte e qarte. Me kete nuk po them qe dhe partite e tjera nuk jane maketare. Te gjithe te zhyera jane. Logjikisht prokuroria duhej te fillonte hetimin.

  12. Me sa duket shqupi ,ngeli brenda “qadre s liris ” dhe as kgb e antishqiptareve ruse nuk e ndihmon dot me. Aleanca e kokaines se “trustit te geshtenjave ” dhe spiuneve te kgb kunder shqiptareve te ndershem u pshurr mu ne koke nga fuqia e aleatit te shqiptareve SHBA.Respekt per Shba qe po i dhjet ne turinj te korruptuarit e sistemit te drejtesise dhe politikes te cdo krahu politik ne Shqiperi.

  13. Lexova nje vleresim te Damir Fazliqit ,mikut te shtepise se Sali Berishes dhe aleat i PD-se te cilin Berisha deshti ta sjelle ne Parlamentin e Shqiperise neqoftese ju kujtohet,madje e urdheroi policine ta marri ne mbrojtje ne airoportin e Rinasit kur deshten da ndalojne per ta marre ne pyetje Prokuroria e Shqiperise.Ai e vleresoi Lulzim Bashen si politikanin me budalla duke e krahasur me nje personazh filmi me te meta mendore Forrest Gamp.Fatkeqesisht ky kriminel serb ketu ka te drejte.Demokratet ka qene dashte ta kuptojne me heret se ky nuk ka aftesi te udheheqe,nuk ka qebdrim as autoritet.Ketij nuk i nxen fjala vend dhe nuk flete dy here njesoj pos recitimet per Ramen qe i ka mesuar permendsh.Tere kohen genjen pa u skuqur me nej fjale me Lulzim Bashen kryetar PD kurre nuk vjen ne pushtet,madje mund te zhduket fare nga skena politike.Basha nuk ka aftesi,vizion as qendrim per lider.

  14. perëndimorë që kishin qenë t[ rekrutuar nga spiunazhi sovjetikBushati me shkrimet e tij dredharake, që bën sikur i bie Ramës e gjithë urrejtjen e ka kundër PD, i ka bërë komentuesit të bëjnë komente sipas stilit të tij.
    Duke lënë menjanë gjithë hipokrizitë e toritë konspirative që përhapin sot mediat e majta, është një fakt i provuar me dokumente e ngjarje të përjetuara, se mbështetës të Rusisë e bijës së saj Serbisë, historikisht kanë qene e janë të majtët, përfshi edhe një pjesë të së majtës europiane perëndimore.
    Dihet se pas përmbysjes së sistemit komunist në Rusi, disa ushtarakë të lartë të KGB-ruse që emigruan në perëmdim, u rëfyen duke nxjerrë edhe lista politikanësh të lartë të majtë europerëndimorë, që kishin qenë të rekrutuar nga spiunazhi sovjetik. Sa i takon Putinit, ndonëse hiqet si lider i një sistemi kapitalist demokratik, nuk ka sepse të harohet se ai ka qënë një oficer aktiv i KGB sovjetike në Gjermani.
    Sa i takon Shqipërisë, historia është akoma më e kjartë.
    Partinë komuniste shqiptare e formuan komunistët jugosllavë, e nga vartësia serbë, kjo parti kaloi në vartësi të plotë sovjetike e që shkoi në zëvëndësimin me padron Kinën komuniste.
    Ndryshimet e padronëve komunistë , duhet ta pranojmë për hir të së vërtetës, se nuk ishin dëshirë e partisë komuniste shqiptare në tërësi, por manovra të diktatorit Hoxha për të zgjatur jetën e pushtetit të tij personal.
    Dihet që ai pushkatoi pothuajse gjithë kreret e Partise së punës (emër ky që e ndryshoi nga komuniste me kërkesën e Stalinit), të parët si “spiunë serbë”, në valën e dytë si “spiunë rusë” e në valën e tretë si “spiunë kinezë”
    Nga gjithë krerët komandantë e komisarë të brigadave partizane të ushtrisë Nacional Çlirimtare, në Byronë politike të PPSH kishin ngelur vetëm ca besnikë të Enverit, si Alija, Koleka, Myftyu, Çarçani e ca figura të dorës së dytë si Bilo Klosi, të tjerët ishin ca karrocierë, shoferë e mjelëse lopësh që nuk kishin pasur të bënin fare me Luftën Nacional Çlirimtare. Sa qesharakë bëhen sot krerët e Partisë socialiste, ish Partia e Punës kur rrahin gjoksin e thonë se ne ishim aleate me SHBA e Anglinë kundër fashizmit e bile na shiten se ju paska rahur zemra gjithmonë për ta.

  15. Fantazija juaj shkon shume larg! me larg se Tosi apo vete Zheji qe jane vene ne sherbim te vrasesve Meta dhe Berisha-Basha! Ngjarjet zhvillohen ne kohe dhe hapesire “Avokat” Andi!! C’do gje do te behet ne kohen dhe vendin e duhur per kedo! Por kur i fut te gjithe ne nje kallep, ! Krimet e Rames sado te medhaja qe te jene jane per korrupsion jo per vrasje> E theksoj jo duart me gjak si Sal-Like Lul! Megjithate jetojme ne demokraci dhe dhe c’do njeri ka te drejte te jape mendimin e tij!

    1. Për cilat “vrasje” e ke fjalën o “shkodran” ?
      Nëse i hyn me llogjikën normale të fakteve, 26 viktimat e Gërdecit, drejtë për drejtë ishin viktima të një aksidenti, por zanafilla e shkaqeve për ate tragjedi, del përsëri krimineli paranoiak diktator Enver Hoxha që e kishte mbushur Shqipërinë me depo të rrezikëshme armësh të vjetra që në kohën e Stalinit.
      Nëse e ke fjalën për 21 janarin, përse e heshtin mediat e kapura nga Rama faktin se ai përzgjodhi si shef të socialistëve të Matit, gardistin Agron Malaj, që ishte protagonist i hapjes së zjarrit ndaj demostruesve ?
      Nëse nuk do të ishte zbuluar firma e Kristaq Ramës si antar i presidencës se Ramiz Alisë, për të dënuar me varje një poet, askush nuk do ta akuzonte ate për vrasës.

  16. Ve re qe pervec Andi Bushatit edhe nje pjese e komentuesve kane probleme me inteligjencen! Se cfare vraasjesh kane bere Sala,Meta, lulja e Tirones apo dhe Rama do te vije dita qe do te dalin! Por te mbrosh vrasjet duke ja faturuar Edi Rames eshte nje idiotesi qe vetem komentuesit e Andit kane budallallekun ta kuptojne! Njerez gjysem analfabete te Lapsi.al – zgjohuni ne jeni njerez te ndershem dhe shikojeni realitetin ne sy!

  17. Perralla me “Nderhyrje te Rusise” sot eshte ne mode!
    Ka mbi nje vit qe e perdor kete Perralle gjithe sorollopi mediatik Made in Soros per te justifikuar humbjen e Hillary Clinton perballe Donald Trump!
    BE per te justifikuar deshtimin e politikes vet, perdor kete Perralle “Nderhyrja e Rusise”!
    Rusia pra, eshte sot alibia qe i ka mbwetur politikes deshtake sorosiane kudo.
    Edhe Edi Rama, si nje ogic i Sorosit, u vonua ca ne kete drejtim, por me ne fund u kujtua dhe ai qe ti bashkohej ketij kori qesharak qe deshtimet kerkon ti fshehe pas ‘Nderhyrjes se Rusise” Dhe u pagua nje gazete (sot per nje grusht dollare te shkruajne c’fare te duash), qe te vazhdoje Perrallen “Nderhyrja e Rusise” edhe ne Shqiperi!
    Synimi eshte i njejte kudo, kudo ku deshtimet jane sheshit, perdoret kjo Perralle Ruse!
    Edi Rama kerkon te binde brenda e jashte Shqiperise se vertet qeveria e tij eshte e fal;imentuar, por ama opozita eshte “me Rusine”!
    A e besojne shqiptaret kete? Natyrisht, militantet tru shperlare te Rilindjes besojne c’do brrockull qe del nga goja e shtrember e Taulant Balles. Por shumica e shqiptareve para se ti besojne Perrallave Ruse, i besojne varferise te jetes tyre. Ate varferi qe qeveria e Rames e ka shtuar aq sa nuk ka Perralle me Rusi qe ta zbardhe.

  18. Donald Trump u be President i USA nga nderhyrja e Rusise (sipas Sorosit)
    Kremlini paska derguar Bashen te Trump (sipas Rames)
    Konkluzioni : Rusia sot per sot paska ne dore gjithe politiken e botes, nga Trump te Basha, ruset i caktokan axhenden e takimeve te Donald Trump dhe Rusia sot paska kunder vetem…Edi Ramen, kaloresin e Liberaldemokracise !! (mos qeshni po mundet me keto pallavra mediatike sorosiane)

  19. Nuk mund te perfshihem ne ato qe thoni ,por u bej lutje duroni se Edi Rama eshte perseri fitues edhe ne zgjedhjet e 2021.Beni durim.

    1. Ne se Rama vazhdon ne pushtet der ne 2021, atehere Borxhi publik do jete shtuar, varferia gjithashtu si dhe do vazhdoje te mbetemi varta kryesore e droges ne Europe, te vetmet gjera qe ky Rama ne pushtet ka arritur.

  20. Pse je kaq i shpifur si gazetar. Pse ju qe quheni gazetar nuk flisni drejt dhe t`i trajtoni problemet si duhet. Jo eshte ky problem, thoni ju , por ne po vazhdojme te merremi me kete tjetrin. Pse nuk beheni serioze. Vertete populli tregohet i ceket kur genjehet per nje thes miell dhe voton, por jo gjithe shqiptaret nuk kuptokan , dikan apo lexokan.

  21. Shqiperise tone ska çi duhet “politika e madhe”. Eshte e lehte fare te kuptohet “ndjeshmeria” e perndimit per disa ngjarje qe kane lidhje me Rusine sepse e kane te lehte pastaj “te terheqin zvare” shtetet e Europes kunder saj(Rusise).
    Edhe problemi i Ukraines ka po ate skenar qe vazhdon dhe sot EMBARGUA kunder Rusise. Por tani pas 4 marsit ku ketu ne Itali kane fituar forcat qe kerkojne ndryshimin e kursit te kesaj tip europe e veshtire per te mos thene e PAMUNDUR qe te vazhdojne embargua Ruse. Dhe une tamam per kete kam votuar kunder “çmendurise” europiane te Londres, Parisit e Berlinit!
    Italia nik eshte e çmendur ti ndjek pas!

  22. Hahaha. Ju rilindasit jeni bere me shume se qesharake. Ore kuptoni qe ktyetarin e keni nje injorant dhe drogaxhi kriminel? Ok . Sa hare tramp ti shtrengoje doren putin akuzojeni se di ai si tju pergjigjet. Rusia doni apo nuk doni ju injorant superfuqi eshte. Drejtohet nga nje injorant i pangopur. Po patjeter si cdo vend ne kohet e sotme. Ju duken albanistan gjithe shtetet? Jo perderisa shqiprine e kane kthyer ne qender operative te trafikut droges te qenieve njerzore dhe te pastrimit te parave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *