• |
ide | kryesore

STUDIMI/ Pse këto qytete janë më të përgjakshmet në botë (LISTA)

Planet



Duke u bazuar në raportin e vrasjeve për 100 mijë banorë, disa studiues meksikanë publikuan një listë me 50 qytetet me të rrezikshme në botë.

Bie në sy se Amerika Qendrore dhe ajo Jugore zënë rreth 90% të këtij hulumtimi.

Brazili është shteti më i dhunshëm, me 17 qytete të përfshira në këtë studim, ndërsa ndjek Meksika me me 12 qytete. Në këtë listë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Afrika e Jugut.

Në listën me 50 qytet më të dhunshme në botë i pari renditet Los Cabos, në Meksikë, i ndjekur nga Caracas në Venezuelë, ndërsa Acapulco po në Meksikë plotëson treshen e parë.

Në Shtetet e Bashkuara, qytetet e St Louis, Baltimore, New Orleans dhe Detroit gjithashtu janë në listë, ndërsa qytetet e Afrikës së Jugut të përfshira në 50-she, janë Cape Town, Durban dhe gjiri “Nelson Mandela”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *