• |
ide | kryesore

Tiranë, 57-vjeçari vetëplagoset me armë

Lajme



Shtetasi B.F., 57 vjeç është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu, çifte. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *