• |
ide | kryesore

Imami: Basha i paaftë, por një parti e re do të shkatërronte PD-në

Lajme, Të fundit



Pavarësisht se është njëri ndër “armiqtë” e betuar të Lulzim Bashës, ish-deputeti dhe ish-themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami, është katërcipërisht kundër krijimit të një partie të re.

“E kam takuar Patozin. Kam komunikuar me të. Nuk e quaj zgjidhje partinë e re. Kam pikëpamjet e mia. Jam Arben Imami, jam themelues i kësaj partie. Populli është në shtëpi. Nuk e di çfarë ndodh në PD. Bashkimi mund të bëhet në dhe nëpërmjet PD-së.

Kemi ide të afërta, shumë të afërta, por nuk do të thotë të krijohet patjetër një institucion. Unë nuk jam me askënd, por jam me Arben Imamin në PD. Unë jam aty, do të vijoj të flas aty” – tha Imami në Imami e sheh bashkimin e të gjithë demokratëve vetëm në PD pavarësishte se Bashën e quan të paaftë.

“Unë jam i bindur që ky njeri është i paaftë. Këtë mendim që kam unë, nuk e kanë të gjithë në PD. Dhe unë e pranoj. Nuk i quaj ata që mendojnë ndryshe nga unë se e kanë gabim. Unë jam një ndër ata kritikë të zotit Basha. Ka një platformë, ka një grup.

Unë kam qëndrimin tim” – tha Imami duke shtuar: “Unë nuk do bashkohem me njeri. Unë kam mendimin që mund ta kem të gabuar. Konsultohem me Jozefinën, me Kullurin, me Harxhin, me deputetë të sotëm, i kam miq. I kam pasur kolegë dhe i kam por kjo nuk më shtyn që duhet ngritur një forcë. Ore doni ta shkatërroni me zor PD-në”.

Zgjidhja?

“Zgjidhja e vetme për PD ishte që Basha për shkelje të rënda të statutit, të jepte dorëheqjen. Duhet të krijohej një grup për ta çuar partinë së bashku drejt zgjedhjeve të reja. Kjo nuk u pranua. Basha mbi çdo kriter etik, perëndimor, duhet të jepte dorëheqjen. Siç ndodhi në Itali ku Renzi humbi, dhe dha dorëheqjen” – tha Imami. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. PD eshte biznesi i Sales, prandaj ju kundershtaret mbylleni gojen sepse do tju heqi sala nga puna, e do ngelni pa hang pastaj.!

    1. Ashtu si edhe Ps biznesi i Rames, se u provua katerciperisht me zgjedhjet e kryetarit me Beni Bani Blushin, keshtu qe nuk ka vend per kete koment.

  2. O CANGA; debil….nuk mund te heqe SALA nga puna por eshtee katili i qeverise qe ka hequr 22000 familje nga ndihma ekonomike,,, kjo este kur i pa shpirti tend,, katili i pushtetit, e i familjes vetpo e ngordh kete popull, SERVIL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *