• |
ide | kryesore

Kokaina në Durrës, shpallet në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj

Lajme, Të fundit



Arbër Çekaj, administratori i kompanise ‘Arbi Garden’, e cila kishte porositur bananet brenda të cilave ishte dhe sasia prej 614 kg kokaine, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg në mungesë’. Brenda kontenierit me banane që kishte mbërritur nga Kolumbia për llogari të kompanisë së tij, ishin fshehur edhe 614 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. Arbër Çekaj ishte larguar drejt Gjermanisë 24 orë përpara se ngarkesa me drogë të kapej. Dy ditë pas ngjarjes ai tha se s’kishte lidhje me drogën dhe se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar cështjen, por deri më tani ai vazhdon të jetë në arrati. Për drogën e kapur në Maminas, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportoi mallin dhe menaxheri i firmës ‘Arbi Garden’.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *