• |
ide | kryesore

Krimi makabër në Fier/ “E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe e futa në valixhe”

Kryesore



Me pranga në duar mbërriti në gjykatën e Fierit Albert Zekaj, 32 vjeçari i cili në qershor të 2017 vrau shokun e tij me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi në Fier. Viktima Kreshnik Beqiraj u zhduk prej qershorit, por vetëm 8 muaj më pas policia zbuloi trupin e pajetë të 35- vjeçarit si dhe zbardhi vrasjen e tij.

E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj. Skenar i denjë për një film horror.

Vrasësi është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur syrit të mediave. Më pas ai bëri rrëfimin për krimin makabër të 22 marsit të vitit të kaluar.

Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopjo pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend shokun e tij.

E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” – ka thënë Zekaj në gjykatë.

Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, e cila i ofroi strehim dhe ushqim. Ndërkohë që nuk është gjetur ende koka e viktimës, janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara.

Sipas policisë autori dhe viktima janë njohur në Belgjikë para tre vitesh dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Shkak i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem, mes dy shokëve mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë.

Babai i 36 vjeçarit, Mystehak tha se qiranë në shtëpinë në Fier ku ndodhi krimi e paguante djali i tij Kreshniku, pasi miku i tij nga Kopliku nuk punonte. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të Kreshnikut, 32 vjeçari ka plaçkitur edhe shtëpinë ku jetonin.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *