• |
ide | kryesore

16 persona në pranga, pjesë e një rrjeti falsifikatorësh me qendër në Fier

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit bëri publike të dhënat e një operacioni të përqëndruar në Fier, por me shtrirje në disa qytete i cili çoi në pranga 16 persona.

Të ndaluarit janë pjesë e një rrjeti në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm. Operacioni “Pagesa e fundit” është pjesë e atij që mban emrin “Forca e Ligjit” dhe u drejtua nga policia e Fierit në bashkëpunim me prokurororinë.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimit te dokumenteve”, “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Hetimi kishte zgjatur disa muaj. Në pranga u vunë:
– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.
– Xhevahir Myrtaj, banues në lagjen “Liri”, Fier.
– Artan Haxhiu, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.
– Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit

Po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”:
– A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
– A.N, banues në Fier.
– I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.
– D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
– P.B, banues në Fier
– I.G, banues në Fier

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e:
– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në Fier, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumenteve shkollorë, dokumenteve të gjendjes civile, të pasaportave, dokumenteve të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumente te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnjë, Mallakastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumente në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njëjtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 dha masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” për personat e përfshirë. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *