• |
ide | kryesore

VIDEO/ Antarktida fsheh baza sekrete, UFO, piramida të lashta dhe streha nazistësh

F1, Planet

Peizazhi i Polit të Jugut mbulohet nga shtresa të mëdha të dëborës. Por teoricienët e konspiracionit kanë kohë që besojnë se batani i bardhë fsheh diçka më shumë poshtë saj. “Daily Star” ka përmbledhur disa nga “zbulimet më të çuditshme” që janë identifikuar nëpërmjet Google Earth.

Piramida të qytetërimeve të lashta

Pamjet e një piramide të dukshme në Antarktidë i vunë shkencëtarët në pozitë të vështirë në mbarë botën pasi ato u rikthyen virale në vitin 2016. Një nga tre strukturat që duket se u gjetën, kishte një ngjashmëri të çuditshme me piramidat e Gizës në Egjipt.

Konspirancionistët vazhdojnë të besojnë se klima ishte shumë më e ngrohtë mijëra vjet më parë. Dr. Vanessa Bowman thotë: “Nëse kthehemi 100 milion vjet më parë do të shihni se Antarktida ishte e mbuluar me pyje të harlisur të ngjashme me ato që ekzistojnë sot në Zelandën e Re”.

Imazhet e Google Earth nxitën pretendimet e entuziastëve të teorive për alienët si Blake dhe Brett Couisins që këmbëngulin se ato janë prova të një qytetërimi të lashtë. Por një tjetër teori është se ajo piramidë mund të jetë një fenomen natyror i njohur si “nunatak” – kur majat malore shfaqen mbi akullnaja masive.

Shpella si baza për nazistët

Një tjetër teori konspiracioni është ajo se Antarktida është vendi i një baze sekrete të përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët e vizituan kontinentin për të ngritur një bazë gjuetie gjatë asaj kohe dhe gjithashtu kërkuan një vend për një bazë detare, por asgjë ndodhi. Kjo nuk ka ndaluar që shumë njerëz të binden se kanë gjetur prova të bazave naziste të fshehta.

Valentin Degtyarev pohon se kishte gjetur një shpellë në anën e një mali që mund të vërtetonte hapjen e këtyre bazave. Ai shkroi në blogun e tij se një grup i nazistëve të lartë mund të ishin evakuuar atje, duke shtuar se “jo të gjithë persekutorët u gjetën dhe u ekzekutuan”. Kolin Summerhayes i Universitetit të Kembrixhit e përjashton këtë teori si “tërësisht të gabuar”.

Harta e nxehtësisë zbulon “bazën sekrete qeveritare”

Teoricieni i njohur i konspiracionit Tyler Glockner deklaroi muajin e kaluar se ka gjetur një bazë sekrete të nivelit të lartë. Ai përdori hartën globale të nxehtësisë, e cila kishte zbuluar sipas tij vendndodhjen e bazave ushtarake të SHBA-së anembanë botës. Njëra prej tyre ndodhej në një vend i izoluar në Antarktidë. Por kur e hap në Google Earth të njëjtën zonë, asgjë nuk duket përveç maleve dhe borës. Ai pretendon se padyshim që “baza është nëntokësore”. “Unë besoj fuqimisht se ka shumë mister atje. Ka gjëra nëntokësore për të cilat ne nuk na thuhet gjë” – shprehet ai.

Vend ku është përplasur një UFO

Tyler Glockner ishte sërish ai që javën e kaluar vuri “re se” se një anije kozmike ishte rrëzuar në South Georgia Island, një territor i largët britanik pranë Antarktidës. Duke përdorur Google Earth, ai vuri në dukje një masë të panjohur që dukej se kishte rrëshqitur “1000 metra” para se të bllokohej në një ndalesë. “Ajo ishte para malit Paget, 10 mijë metra e gjatë dhe sipas Tyler bëhet fjalë për një objekt të rrëzuar nga qielli.

Por Dr. Richard Waller, një ligjërues i gjeografisë fizike në Universitetin Keele e hedh poshtë mundësinë e rrëzimit të një objekti nga atmosfera. “Ka të ngjarë të jetë pjesa e një orteku që u rrëzua nga mali Paget” – i tha ai “Daily Mail”. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu