• |
ide | kryesore

Foreign Policy: Si u bë Vuçiç autokrati i preferuar i Europës

Lajme, Të fundit



Bazuar në një raport të fundit të Dhomës së Lordëve në Britani se BE ka zgjedhur stabilitetin mbi vlerat demokratike në Ballkanin Perëndimor, Foreign Policy ka publikuar edhe një shkrim për Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ku sipas tyre është edhe shteti ku vërehet më tepër një drejtim autokrat.

Një raport i kohëve të fundit nga Dhoma e Lordëve në Britani evidenton se Bashkimi Europian ka zgjedhur “stabilitetin mbi vlerat demokratike” në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh “shqetësim serioz se arritjet e bëra drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit janë në rrezik të humbasin teksa vendet e rajonit rrezikojnë të kthehen në një udhëheqjen autoritare, shkruan Foreign Policy duke shtuar se autorët e raportit e kanë një pikësynim: shumica e qeverive post-Jugosllave janë bërë “stabilizuese” sesa demokratike – dhe askund se sa në Serbi kjo dinamikë nuk është më e dukshme.

Teksa shpjegon se si Vuçiç ngjiti shkallët e karrierës pasi partia e tij mori pushtetin në 2012-ën, duke kaluar nga ministër i Mbrojtës, kryeministër, e tashmë president, Foreign Policy shkruan se vetëm një pjesë e vogël e mediave publikojnë akuzat për korrupsion dhe kërcënimet e votuesve.

Sipas amerikanes Foreign Policy, në 6 vitet e fundit Vuçiç ka vendosur atë në Serbi që mund të përshkruhet më së miri si një autokraci e butë.

Në sipërfaqe, Serbia vijon të mbetet një shoqëri demokratike me zgjedhje të ndershme dhe opozitë, ku zërat kundërthënës janë në gjendje të kritikojnë partinë në pushtet pa frikë e zhdukjes misterioze gjatë natës. Por kontrolli i Vuçiçit mbi qendrat e pushtetit të Serbisë është aq i plotë dhe procesi demokratik është kaq i shtrembër në favor të tij se mospajtimi nuk përbën kërcënim për sundimin e tij, shkruan Foreign Policy, duke theksuar se kundërshtarët politikë janë të lirë të garojnë kundër tij, por ata kanë shumë pak mundësi zëri i tyre të dëgjohet.

Institucionet e vendit janë kaq të kontrolluara plotësisht nga aleatët e Vuçiçit se nuk ka asgjë për ta ndaluar atë nga përmbysja e normave demokratike, thuhet në raportimin e Foreign Policy. E sipas saj kjo është më e dukshme te media, ku Vuçiç ka arritur ta “mbysë” duke marrë kontrollin e burimit kryesor të të ardhurave: reklamat.

Siç raporton FP shumica e agjencive reklamuese në Serbisë janë në pronësi të disa manjatëve të mediave besnikë ndaj Vuçiçit, i cili, në vend që të bazojë buxhetet e publicitetit në faktorët e tregut, blejnë hapësirë ​​reklamash nga stacionet televizive dhe gazetat që i japin presidentit mbulim të favorshëm dhe mbaje fonde nga ata që kritikojnë atë.

E mediat që i dalin kundër, e gjejnë veten me llogaritë bankare të ngrira nga autoritet teksa hetohen për parregullsi në financa. Foreign Policy jep rastin e gazetës Danas, e cila ka ulur numrin e faqeve nga 32 në 24 për shkak të rënies së ndjeshme të reklamuesve, pavarësisht se ofron edhe hapësirën më të lirë në treg.

Duke qenë se Serbia nuk është BE, vijon FP, kjo e fundit mund të shkëputet lehtë nga veprimet e Vuçiç, por pavarësisht se ai mund të jetë një përfaqësues i dobët për projektin evropian, Presidenti serb është një lehtësues i besueshëm që i lejon Brukselit të lëvizë më pranë qëllimeve të tij gjeostrategjike në Ballkan. Pasi Vucic ofron stabilitet në një rajon të paqëndrueshëm dhe ka mbikëqyrur me sukses një sërë masash shtrënguese të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të reduktuar borxhin e Serbisë dhe deficitin buxhetor duke ulur pagat dhe pensionet në sektorin publik, të cilat janë pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të ekonomisë serbe që synon përmbushjen e kritereve të zgjerimit të BE.

Jashtë kësaj analize nuk mund të mbetej marrëdhënia e Serbisë me Kosovën, për të cilën FP thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, çka do të thoshte përgatitjen e një terreni për njohjen e Pavarësisë, duket se është prioriteti i BE.

Në shkrimin e Foreign Policy, evidentohen politikat pro-ruse të Vuçiç duke kundërshtuar mbështetjen e sanksioneve të vendosura nga BE kundër Kremlinit, duke preferuar që të luaj në të dyja kahet.

Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *