• |
ide | kryesore

Ish drejtori i policisë së Saimir Tahirit kundërshton prokurorinë nga arratia

Lajme, Të fundit



Kur ka më shumë se tre muaj që kërkohet nga drejtësia, për trafikun e drogës që bënte grupi i “Habilajve”, Jaeld Çela, ish-shefi i policisë Vlorë ka dhënë shenja jete.

Në javën e parë të muajit Mars, ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij. Afati hetimor i dosjes u zgjat me tre muaj në janar 2018.
Kërkesa penale e dorëzuar nga avokati i të kërkuarit Çela mban numrin 65 dhe pritet të shqyrtohet në datën 15 Mars nga gjyqtarja Liljana Baku.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë ekzekutuar. /AbcNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *