Lorna Luft, vajza e aktores amerikane Judy Garland, është diagnostikuar me një tumor të trurit pasi u rrëzua pas një shfaqjeje në Londër.
Këngëtarja 65-vjeçare kishte harruar tekstin, përpara se ajo të binte në skenë, të premten mbrëma.
Ajo u dërgua në spital nga bashkëshorti i saj, Colin Freeman.
Luft ishte e diagnostikuar edhe me kancer të gjirit, me të cilin ajo po lufton për më shumë se gjashtë vjet.