• |
ide | kryesore

PD: 613 kilogramë kokainë i solli Olsi Rama! Fatmir Xhafaj: Sillni prova!

Lajme, Të fundit



 

Partia Demokratike e përshkruan Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit si një njeri që ka lidhje me kartelet më të rrezikshme të drogës në Kolumbi. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se Olsi Rama është një nga peshqit më të mëdhenj të kokainës në vend.

“Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër” tha Alibeaj.

Përgjigjia i ka ardhur nga Ministria e Brendshme. Në një deklaratë për mediat, nga opozita kërkohen prova konkrete për Olsi Ramën, përndryshe retorika nuk ka asnjë vlerë.

“Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit. Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin” thotë ministria.

 



3 Comments

  1. O hetuesi i enverit,

    PYETE VELLAIN TEND NARKOBARON SE TA THOTE AI TE VERTETEN DHE TE TREGON AI PROVAT QE KERKON.

  2. Aty jane te gjithe te perfshire.Miqte e te gjithe politikaneve tane qe jane apo ishin ne pushtet.Dihet qe tere ato para qe hidhen per fushata elektorale nga dalin? Pse nuk flet Rama,Berisha dhe Meta per drogen.Ishin rreth 20 porosites te mallit sipas prokurorise se dilnin dhe me shenime se kujt i takonin.Kuptohet qe ne kete teresi porositesish nuk kane lidhje vetem me Ramen apo Xhafen por kane lidhje me tere kupolen qe eshte dhe kane qene ne pushtet.Ky Arber Cekja nuk e ka filluar kete pune sot por qe me 2012. Ka patur nevoje te mbrohet atehere edhe sot .Grupet kriminale financojne si poziten edhe opoziten si gjithnje. Prandaj nese ka nje peshk te madh ai realisht eshte ky i bananeve.Po te zberthehet ai i shkaterroi te tere.Mjafton te shihni cpo ndodh me gjyqin.Del dhe e mbron administratorin Lushaj me rroge 250 000 leke sic foli edhe vete Maks Haxhiaj.Maks Haxhiaj per nje ore pune fillon nga 250euro.Pra me shume se c’merrte rroge i duhet te paguaj per 1 ore pune te avokatit.Aty ne kete M.t te stermadh jane zhytur te gjithe politikanet.Keni pare gje Mona Lizen te flase? Prit se miqte pertej detit i kane kopsitur gjerat. Laku po i ngushtohet te gjithe zullumqareve.Edhe Tahiri ne tave eshte mos i merakosni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *