• |
ide | kryesore

Shqipëria, e para për kokainën dhe e fundit për investimet e huaja

Lajme, Të fundit



Raporti i OKB që e renditi Shqipërinë në vendin e parë për konsum të kokainës për frymë është një nga rekordet historike të vendit tonë. Mbetet për t’u parë nëse shqiptarët do të vazhdojnë ta ruajnë vendin e parë për konsum kokaine edhe këtë vit, sepse 613 kilogram që u kapën në Maminas nuk janë pak për një treg të uritur, por të vogël si Shqipëria.

Gjithsesi edhe 613 kilogramë kokainë është në vetvete histori. Pas sekuestrimit u tha se ishte sasia më e madhe e kokainës që është kapur ndonjëherë në Ballkan.

Por nëse në kokainë (si në konsum, edhe në import) nuk na arrin dot asnjë nga fqinjët, për investimet e huaja, ne shqiptarët jemi të fundit. Shifrat nuk vijnë nga Rusia, por nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që deklaron se Shqipëria është vendi me stokun më të ulët të investimeve të huaja për frymë popullsie në Ballkan, me diferencë të theksuar me vendet e tjera.

Në një raport të fundit, që analizon produktivitetin në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, BERZH thekson se aktualisht stoku i investimeve të huaja për frymë në Shqipëri është vetëm pak më shumë se 1 mijë euro, kur vendi i parafundit, Bosnja, e ka këtë tregues gati 2 mijë euro.

Sipas BERZH, mesatarja e stokut të investimeve të huaja për vendet e rajonit është 2602 euro për frymë ose mbi 2.2 herë më i lartë se në Shqipëri. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte për frymë përfaqëson nivelin total të investimeve nga jashtë që ka marrë në vite një vend në raport me numrin e popullsisë.

Në Serbi investimet e huaja llogariten 3 mijë euro për frymë, ndërsa në Mal të Zi ato janë 6 mijë euro për frymë, ose 6 herë më të larta se në Shqipëri.

BERZH thotë të përgjithësisht vendet e Ballkanit kanë një nivel të ulët të Investimeve nga jashtë. Në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, mesatarja e investimeve të huaja për frymë llogaritet 14 271 euro, gati 15 herë më shumë se në Shqipëri dhe 7 herë më shumë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.

 



3 Comments

  1. jo vetem vendin e par per kokain ,por dhe vendin e pare per krymba qenefi ku ka dhjer stalin,si balla,rama,ruqi,

  2. A doni me per BELULIN? Ju qelbesira te rilindjes qe na mbytet me mashtrime e genjeshtra, ju o hajdute te parave te popullit, ju o kanabiste e grogmene,,, A keni fytyre qe akoma mashtroni kete popull te varfer? Faqen e zeze keni, e do e keni, do u vije dita qe demokracia te vendose ligjin e drejtesise, e jo ju fosilet e komunizmit.

  3. Me thënë të drejtë më duket si e dyshimtë që OKB paskej llogaritur se Shqipëria qenka vendi kampion i përdorimit të kokainës për frymë. Ndoshta llogaritë janë ngatëruar me paratë e fituara për frymë nga importi i kokainës nga mafia qeveritare. Paraja më e madhe e kanabisit që u fitua gjatë viteve 2015-16 e 17, hyri në xhepat e mafias së drogës e të Rilindjes e kontigjenti i kultivuesve e trafikantëve të vegjël, nuk e kishte “lluksin” që ato para ti përdorte për të helmuar me kokainë fëmijte e tyre.
    Mund të jetë Shqipëria në raport me popullsine e saj, si vendi ku qarkullon më shumë kokaina e ardhur nga vendet prodhuese, me destinacion Europën e jo si konsumtorët më të mëdhej të saj.
    Këtë e vërteton edhe raporti tjetër për investimet e huaja.
    Nëse Shqipëeria ze vendin e fundit për investimet e huaja, kjo do të thote se vëndin e këtyre investimeve e ka zënë paraja e ndyrë e import eksportit të kokainës e eksportit të kanabisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *