• |
ide | kryesore

Top Channel zbulon hetimet e FBI për lobistin e Lulzim Bashës në SHBA

Lajme, Të fundit



Sipas televizionit kombëtar Top Channel, Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur hetimet për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

Për këtë lajm, Top Channel i referohet “burimeve të sigurta”, që i kanë thënë televizionit shqiptar se “hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”.

Në mediat amerikane nuk ka asnjë lajm për nisjen e hetimeve ndaj Nick Muzin, i cili do të ishte bashkëpuntori i radhës në fushatën e Donald Trump që merret nën hetim për dyshimet se u pagua nga rusët.

Gjithsesi Top Channel bën një paralelizim mes hetimeve që ka nisur FBI dhe atyre që ka nisur Arta Marku në Tiranë, për paratë që përdori PD në fushatën e vitit të kaluar.



6 Comments

  1. Mendoj se eshte i nevojshem ngritja e nje grupi parlamentar hetimi per zbardhjen e ceshtjes , ne krye te grupit te jete Saje Qorri :))

  2. Ishte FBI amerikane që pati bërë deklaratë publike se i janë gjetur kandidates për president në SHBA, znj.Klinton me mijra EMaile ne telefonin e saj personal, një pjesë e madhe e të cilave përbënin shkelje flagrante të sekretit shtëtëror. Është deklaruar botërisht se vetëm nga Soros, znj. Klinton ka marë 300 milionë dollarë në fushatën presidenciale e tani po luhet komedia se paskej qenë Trump apo lideri i opozitës shqiptare Basha, që paskan marë para nga rusët. Ishte Basha apo Rama ai që ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të SHBA ?
    E kanabizoi gjithë Shqipërinë Basha apo Rama ?
    E mbushi partinë e tij me njerëz të denuar për krime nga gjykatat europiane Basha apo Rama.
    Janë verifikuar pjestarë të familjes së Bashës apo të Ramës se kanë bashkëpunuar me “peshqit e mëdhej” të trafikut të kokainës ?
    Është nipi i Enverit që eshtë denuar për skandalin e Xibrakës një funksionar i partive të opozitës sl djathtë apo mik i Bashës ?

  3. Per cfare fushate behet fjale???
    Zgjedhjet u blene pa filluar me para QE dihen.
    Keto Te hetoje Arta Marku,Apo………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *