• |
ide | kryesore

15 kg kokainë në makinë, pranga çiftit shqiptar në Firence

Lajme



Gjatë një kontrolli rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci”, Firence, policia arrestoi një çift shqiptarësh pasi në makinë iu gjetën 15 kilogram kokainë.

Të arrestuarit raportohet se janë 32 dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur.

Sipas mediave lokale, të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici.

Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit.

Të dy shqiptarët u dërguan në qelitë e paraburgimit në Sollicciano.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *