• |
ide | kryesore

Çfarë tha në polici izraeliti që udhëtoi nga Moska në Tiranë me 250 mijë euro

Lajme, Të fundit

Zbulohen detaje të reja lidhur me izraelitin e ndaluar një ditë më parë në Rinas pasi iu gjetën 250 mijë euro të padeklaruara. Report TV mësoi se 49-vjeçari Efim Reixhman, lindur dhe banues në Izrael, ka deklaruar në polici se shumën e madhe të parave e kishte për të hapur një klinikë dentare në Tiranë.

Ai ka pohuar se ka ardhur në vendin tonë për të bërë biznes, dhe se ka folur për këtë me disa njerëz.

“Do të hapja një klinikë dentare në Tiranë. Në Shqipëri erdha për të bërë biznes, kam folur me disa njerëz”, mësohet të ketë thënë izraeliti para policëve.

Ndërkohë, uniformat blu ka kontaktuar njerëzit, me të cilët ka folur izraeliti, për të vërtetuar deklaratat e këtij të fundit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu