• |
ide | kryesore

Eni Vasili e kap mat Ramën, për financimet okulte

Arkiva, Të fundit



Në emisionin « Studio e hapur » të Eni Vasilit Edi Rama ka zgjedhur plot 22 minuta për lidhjet okulte të Lulzim bashës me Rusinë, për mënyrën si është financuar lobimi i PD në Amerikë etj. Rama i ka marrë një për një të gjitha mëkatet e rivalit të tij. Ai nuk e përjashtoi rrezikun e financimit rus megjithëse tha se për këtë duhen prova, ai vuri gishtin mbi plagë kur ngriti zërin se nga kanë dalë ato para (675 mijë USD), ai në fund u tall me Bashën kur tha se ai po reket ti mbushë mendjen shqiptarëve se nuk e di nga i burruan 500 mijë dollarë që i mblodhën disa emigrantë të panjohur në favor të PD-së.

Në të gjithë këtë loghore të pafundme Eni Vasili e la Ramën të livadhiste në akuzat e rënda që e diskretitonin opozitën. Por pastaj mjaftoi vetëm një pyetje për ta nxjerrë bllof atë.

Po ju sa para paguat për foton me Obamën? Nga dolën 80 mijë USD që pagoi Bilali Shehu.

Ndërkohë që gjuha i rridhte ajzber kur fliste për Bashën, kryeministri filloi të belbëzojë për rastin e tij. Ai nuk tregoi se cila qe origjina e atyre parave, se nga vinin ato, por u mjaftua duke thënë se ajo është një çështje e mbyllur dhe e gjykuar dhe se Bilal Shehu e ka pranuar fajësinë.

Pra njësoj si Basha edhe Rama nuk e dinnte se kush ka qenë bamirësi që ka paguar për të dhe për çfarë arsyeje.  

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Po dreqi e mori pse gënjehet në mënyre kaq flagrante se “njesoj si Basha edhe Rama nuk e njihte emrin e lobistit ?
    Rama jo vetëm qe e njihte nga afër Bilalin, por ai e pajisi ate edhe me flet hyrje të një shtetasi amerikan, për të hyrë në një takim fushate elektorale.
    Me çfarë provohet që Basha paskej njohur “dy spiunët rusë të Putinit” që paskan lobuar për te e mbi ç’baza faktesh bëhet ky krahasim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *