• |
ide | kryesore

Erdhën në Shqipëri për të punuar, 9 nepalezë zhduken pa lënë gjurmë

Lajme, Të fundit

Nëntë shtetas të huaj, nga Nepali, janë zhdukur pasi kanë mbërritur në Shqipëri më datë 9 mars nga Rinasi. Msohet se ata kishin ardhur për të punuar si marinarë në një anije në Durrës.

 

Sipas informacioneve policore, nepalezët janë akomoduar në një hotel në Durrës. Por një ditë më pas, më 10 mars, ata janë larguar nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më.

Burimet policore thanë për “DurrësLajm” se gjatë hetimeve të deritanishme nuk kanë vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve. Ndërkohë largimi i tyre i papritur ende përbën mister.

Seksioni për trafikun e paligjshëm vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu