• |
ide | kryesore

Foto / Si do të duket qendra tregtare që do ngrihet pas teatrit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjatë prezantimit të godinës së teatrit të ri të projektuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, Edi Rama pranoi se ai do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe se kompania private që thonë se është paracaktuar, nuk do e bëjë këtë gjë për bamirësi, por duke marrë të drejtën të ndërtojnë në hapsirën publike pas godinës së TK. Gjatë prezantimit që i la me gojë hapur (ose mbyllur) aktorët që iu bashkëngjitën kryeministrit në këtë shfaqe u prezantua se si do të jetë edhe qendra tregtare që do të marrë si shpërblim firma ndërtuese (Foto lart, pjesa djathtas). Por të gjithë këtë kryeministri i shiti si një favor që po i bëhej publikut dhe ai i garantoi ndjekësit e tij se Fillimisht kompania ndërtuese do të ngrinte teatrin dhe pastaj do të mendonte për hallin e saj, pra për qëndrën tregtare që duket në foto.

©Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu