Ish-këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj, ka folur për mediat në Prishtinë lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa. Gecaj ka thënë se shëndeti i tij është duke u përmirësuar.
“Mirë është dhe ka përmirësime substanciale”’, ka thënë ai. I pyetur për atë se a ka gjasa që i pari i LDK-së të kthehet në këtë javë në Kosovës, Gecaj ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë.
“Nuk e besoj, edhe pse po e përsëris prapë se ky është vendim ekskluziv i mjekëve”, ka deklaruar Gecaj. Ndryshe, zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë potencuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe sipas tyre i njëjti shumë shpejt do të kthehet në shtëpi. Isa Mustafa ndodhet i shtruar në spital prej gati tre muajsh.