• |
ide | kryesore

Kotzias për bisedimet me vendin tonë: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar duke thënë se tashmë pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve. Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën vendase “Documento”.

Ndonëse media greke i ka dhënë vëmendjen kryesore qëndrimeve të Kotzias për konfliktin e fundit me Turqinë, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur konsideratat për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Me këto dy vende fqinje kemi probleme qe lidhen me historine, kulturen, trashegimine. Ndersa me Turqine problemet jane me “te ashpra”, lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike” – ka nënvizuar Kotzias.

Ai ka kritikuar qëndrimet kundërshtuese të opozitës greke në lidhje me bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se partitë kundërshtare të qeverisë helene nuk duan zgjidhjen e këtyre problemeve historike të mbartuara me vendet fqinje.  Bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar janë në pritje të formatimit të ekipit përfaqësues të Tiranës zyrtare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *