• |
ide | kryesore

Lobimi rus/ PS i thellon akuzat ndaj PD: Si u financua protesta 3 mujore e opozitës në çadër?

Lajme, Të fundit
taulant-balla-655x356.jpg



Qysh pas publikimi të artikullit nga revista ‘Mother Jones’, partia socialiste nuk i ka ndaluar daljet publike dhe akuzat kundrejt partisë demokratike. Ndërkohë, Partia Socialiste e ka përqendruar mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në investigimin e kësaj reviste lidhur me pagesën e lobimit që ka paguar Partia Demokratike për të siguruar takime dhe një foto me Presidentin Donald Trump.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe që investigimit dyshimet janë se ato vijnë nga Rusia.

Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar. Si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”, – tha Balla.

 



5 Comments

  1. Po ç’ behet keshtu !. Kaq poshte kemi rene sa te na drejtojne katundaret e Librazhdit. Turp per Atdhedashesit, Kosoven e burrat me mend. Turp per Europen qe i le per hir te stabilitetit. Por dije ti kurva Europe se shqiptari po mendohet. Ruhu kur te shpertheje.

  2. Nxirret këtu një mashtrues ordiner i dënur për shpifje nga gjykatat shqiptare, për të na bindur se ajo çka shkruan një revistë ultra e majtë soroiste amerikane, nuk qenka shpifje por e vërtetë.
    Le ta marim si të vërtetë këtë histori idiote se dy rusë pjesë e një kompanie lobimi jo serioze, paskeshin dhënë para për te ndihmuar Bashën që të vijë në pushtet.
    Por a thua se vërtetë ky është halli më i madh që ka sot Shqipëria ?
    Edhe mund të trajtohej kjo me njëfarë dyshimi, nese Basha sot do të ishte kryeministër në sajë të “ndihmes” se këtyre dy rusëve.
    Të mos harojmë se në Britani ka shumë emigrantë biznesmenë multimiliarderë të fuqishëm rusë që janë kundërshtare të Putinit (disa prej tyre qeveria e Putinit edhe i ka vrarë fshehurazi në Angli) e nuk e dijmë fare se kush qënkan këto dy biznesmenë rusë në Skoci që paskan ndihmuar Bashën të urdhëruar nga Putini.
    Por kush rierdhi në pushtet në Shqipëri e në ç’mënyrë ?
    A nuk ishte në pushtet Edi Rama që e telendisi gjithë Shqipërinë duke e kthyer në vëndin rekord në Europë të trafikut të kanabisit ?
    E justifikoi ate skandal se fajin e kishin pasur ata që ju përzjenë në tepsinë e pushtetit por nuk ka dhënë llogari se mbi 20% e votave u blenë me paratë e kanabisit.
    Po tani që e ka gjithë tepsinë e pushtetit e drejtësinë në dorë, kush e pengoi që të kapte bosët e vërtetë të kokainës po u nxitua të kapeshin vetëm cironkat e këtë ta paraqesë si sukses ?
    Sa për këtë majmunin nga Librazhdi që rama e përdor vetëm për të lehur, nuk ja vlen të zgjatem.

  3. Kelyshat e PD si ky komentuesi i pare “geget” nuk u vjen mire kur u dalin morrat ne shesh..
    Ikni ore kopila, ju jeni parazitet dhe hajdutet me te medhej ne historine e shqiperise.

    Populli e ka kuptuar se sa hajdute jeni, tani hani mutin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *