• |
ide | kryesore

Negociatat për detin, Rama “merr me të mirë” Metën për autorizimin

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek negociatat me Greqinë për çështjen detare dhe dhënien e autorizimit nga kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk kurseu të falënderonte publikisht këtë të fundit. Përballë moderatores Eni Vasili në emisionin ‘Studio e hapur’ në “Neës24” Rama theksoi se vlerëson pozicionin që ka mbajtur deri më tani Meta lidhur me këtë çështje.

“Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që presidenti të japë autorizimin”, – tha Rama.

2 Comments

  1. per nje shekull ky truall ka kaluar shum si rama ,dhe tashpe po vertetohet praktikisht qe padrejtesia pergjat historis njerzore eshte vetem dera e cdo te keqe qe perfundon me lufte dhe shkatrrim kurse drejtesia e verteta e drejta haku perfundon vetem me paqe nuk e kuptoj se ne cilen der duan te hyjne keto zoterinje te luftes me padrejtesi apo paqes ne pergjithesi por kombi shqiptare 15milionsh padrejtesin nuk e pranon sepse u ngopen kurse ju zoterinje futuni ne cilen dere te deshironi por kunder vullnetit te 15 milion shqiptareve nuk mund te dilni dhe ju ose do perfaqsoni te drejtat dhe interresin kombetare ose kombi shqiptare to tu pejashtojne nga perfaqsimi tije sepse pushteti buron nga populli shpreh dhe mbron interesat e popullit jo shet dhe shkatrron ato kete vareni mire ne vesh ,se keni nje komb qe nuk mund ta anashkaloni pa e pyetur sepse po ky komb po ju mban nderon respekton dhe ushqen,

  2. pak me urtesi dhe drejtesi mos mendoni se trojet shqiptare jane plack tregu dhe e drejta njerzore objekt paragjykimi thotë:

    ne nje shekull ullheqesit shqiptare qe nga zogu dhe der tek me te fundit thuajse ishin pro sllav dhe grek e maqedonas ser dhe malazez ,se sa ishin pak apo shum kete do ta deshmojn faktet historia por per popullin e vet asnjehere se po te ishin nuk do ja vinin kazmen gjerave te shejta nderit prones jetes besimit,marrveshjeve te fshehta ne dobin e fqinjeve ,por tani qe problemi kapi plane gjeostrategjike mes polive te mella automatikisht ran dhe influencat e vogla ku ne kete rast kombi shqiptare fiton milimeter per milimeter truall te humbur,dhe te gjith ato qe na demtuan si komb pacmangeshem do paguajn deri ne qindarken e fundit cdo dem ne nje shekull ,shikoni polonin per nje lufte pak vjecare me gjermanet ju kerkon gjermaneve qindra miliarda evro demshperblime po per nje barbari 1 shekullore nga 4 shtete ndaj shqiptareve sa meritojne tu kerkohet ,ato nuk mund ta paguajn me asgje demin qe u kan shkaktuar 15 milion banoreve ne nje shekull ,keta te gjith rrezikojne te mbeten nen koncesion me ligj nderkombetare 1 shekull tek shqiptaret per te cdemtuar demet e nje shekulli qe ju kan shkaktuar shqiptareve kurse perkrahesit e tyre akoma deshirojne tu japin pasuri kombetare ,le te shohim zhvillimet ,ate cfar ka percaktuar zoti per ju ku padrejtesin e ndeshkon dhe te drejten se humb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu