• |
ide | kryesore

Olsi Rama i përgjigjet për herë të parë opozitës dhe tregon raportin me kryeministrin

Lajme, Të fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ishte i ftuar emisionin ‘Rubrika sportive’ ka folur mes te tjerash edhe për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh. Ai i ka konsideruar akuzat si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.

“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, – u shpreh Olsi Rama.

Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.

Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, – tha ai.

3 Comments

  1. Liri- demokraci, therriste Sala ne 91, ne do behemi 100 here me mire se Amerika prandaj shkaterrojeni te gjithe ate qe sistemi komunist ndertoi.
    Tani 27 vjet me vone, e shikoj qe Sala e mbajti premtimin “ne do behemi me mire se Amerika”, ata qe moren drejtimin e qeverise jane bere 100 here me mire se amerikanet, ndersa populli qe ne 91 ishin si nje tufe bagetish nga padituria, sot jane ne emigrim ose fukarej ne shqiperi.
    Kete bejne qeveritaret tone, demostrojne dhe luftojne per te pasuruar bythen e vet.
    Une si shqiptare do ti quaj ata politikane hajdute, armiqtedhe parazitet e shtetit shqiptare.

  2. Përpara se ta quash veten “shqiptar” duhet të mësosh se numuri njenjës i fjalës “shqiptar” nuk shkruhet me ë në fund se ashtu do të kthehej në shumës, (shqiptarë-shqiptarët —–shqiptar-shqiptari)
    Kur nuk njeh këtë rregull elementare të gjuhës shqipe, si mund të pretendosh të na japësh mënd për politikën e madhe ?
    Për ta evidentuar pamundësinë tënde për të komentuar politikën, po të përmend gënjeshtrat flagrante që ke shkruar këtu.

    Ku e ke të shkruar apo të regjistruar se “Sala”paskej thëne që ne do të bëhemi 100 herë më mirë se Amerika ?
    Pse gënjen ?
    .
    Një tjetër gënjeshtër e trashë tëndja ështe edhe ajo se në vitin 1991 ishin “si një tufë bagëtishë nga padituria” e sot janë në emigrim nga fukarallëku
    Nuk ishte e keqja e shqiptarëve “padituria” se ndonëse ishin mbyllur vërtetë në vathë si bagëti, shkollë bënin e më shumë se gjysma e kuptonin italishten për të bërë dallimin e perëndimit me Shqipërinë e së ne çfarë gjendje të mjeruar fukarallëku e kishte katandisur sistemi socialist, Sa i takon emigracionit, nuk ja mbante kujt të largohej nga Shqipëria qpftë edhe ilegalisht se e pësonte jo vetëm në kokën e tij, por i persekutohej e gjithë familja.
    Emigracioni masiv, lindi kur u krijuan mundësitë për tu larguar pa pasoja për ata që lije pas, me shpresën për të fituar më shumë e për të bërë një jetë më të mirë në vendet perëndimore.
    Sa për “fukarejtë” e sotëm në Shqipëri, është e vërtetë se krahasuar me shtresën e mesme e të pasur të shqiptarëve, ka njëpjesë të madhe të shtresës së varfër, që megjithate nuk është edhe kjo, me e varfër se i gjithë populli shqiptar gjatë sistemit diktatorial komunist. Ka edhe në SHBA disa miliona amerikanë qe konsiderohen si shtresë e varfër, por edhe më i varfëri prej tyre bën një jetë me një nivel pothuajse të barabartë me shtresën e mesme të shqiptarëve.
    Ka vërtetë në Shqipëri politikanë që nuk i justifikojnë pronat e paratë e tyre, me pagat legale që janë në nivelet e puntorëve të vendeve të zhvilluara. Por kjo nuk do të thotë të akuzohet “politika” në tërësi.
    Duhet drejtuar gishti tek ata politikanë qe ju vërtetohet me fakte se kanë lidhje me mafien e mafie kriminale ku më shumë e ku më pak ka në gjithë botën . Kur mafia fuqizohet, athere padyshim se ka mbështetje qeveritare.

    Ndonëse ndërmori aksione të fuqishme qeveria Berisha ndaj bandave kriminale e ndaj korrupsionit e për këtë mori vlerësime nga institucionet ndërkombëtare, eshtë e pamundur që në një shtet që doli nga diktatura enveriste me nivelin më të ultë ekonomik edhe se shtetet e Afrikës, në dy dekada të arijë nivelet e vendeve të zhvilluara perëndimore. e të dalë nga fukarallëku që është burim i korrupsionit e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu