• |
ide | kryesore

Para kamerave/ Incidenti i Ramës me Robert Ndrenikën

Arkiva, Kryesore



Robert Ndrenikës nuk mund t’i ndodhte ndryshe. Legjenda e skenës shqiptare, që ka fisnikërinë e domosdoshme për të dëgjuar përpara se të flasë, që ka forcën e brendëshme për t’u përpjekur të kuptojë përpara se të kritikojë, ka mbetur sot i zhgënjyer nga kryeministri. Sepse me bonsensin dhe mirësinë që e karakterizon, është përdorur prej tij.

Të gjitha mediat raportuan se pas fjalës prezantuse të Edi Ramës, pasi ai tha se teatri do të shembet për t’u ngritur një më i mirë, pasi tha se artistëve nuk u takon të gjykojnë godinat, por kanë detyrën të bëjnë histori brenda tyre, edhe Ndrenika deshi të thotë dy fjalë. Sepse ai ishte bindur se aty nuk kishte vajtur për të bërë spektatorin. Se i patën thënë që do kishte një diskutim publik për teatrin e ri.

Ndrenika gjendej në Kryeministri, ku pak çaste më parë u bë prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar dhe ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e artistëve. Në fjalën e tij Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë “për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz”. Sipas tij, sot Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi.

Dhe në fund të fjalës së Kryeministrit, Robert Ndrenika kërkoi fjalën. Por Rama nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

“Mirë dakord po shoh projektin”, i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Por, pasi prezantimi i projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels përfundoi, e mori përsëri fjalën Rama i cili tha: “Unë po largohem tani diskutoni me njëri- tjetrin”.

Dhe menjëherë pas kësaj kamerat me regji qëndrore nga kryeministria u mbyllën. Ndoshta Robert Ndrenika mund ‘ti ketë thënë ato që kishte për të thënë, po atë s’e dëgjoi më askush. Kryeministri u largua dhe transmetimi për publikun e gjërë u ndërpre. Robert Ndrenika u përdor thjeshtë si fasadë. Ai që është mësuar të jetë vetë në skenë, këtë herë shërbeu si dekor për të mbushur sallën.

Dhe faji nuk është i tij. Ai vajti në atë takim, pavarësisht se një pjesë e protestuesve, që bashkë me të kishin thënë se do kalonin vetëm mbi trupat e tyre për të shembur TK e vjetër, plot besim. Me qytetarinë e atij që ka nevojë ta dëgjojnë dhe të dëgjohet. Por mëkati i tij i vetëm është se besoi se po merrte pjesë në një tubim ku gjendeshin të ngjashëm me të.

Në fakt në atë sallë ishin ata që edhe stadiumin e prishën duke nxjerë kritikët nga salla, edhe planin e kullave të Tiranës e kaluan ditën e vitit të ri në 31 dhjetor. Ishin ata që për sa kohë ka kamera flasin vetëm vetë. Dhe prandaj Robert Ndrenikën nuk e lanë të replikonte për sa kohë ato qenë ndezur.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Po fjalen KONKURS per projektet, e njohin keta????????

    Projekt pa Konkurs.

    Kaq ishte. Rrofte Arkitektura pa
    Konkurim.

  2. Roberti,duhej te bente:Ose te vijonte te fliste,e t’i thoshte kryeministrit,se per kete kishte ardhur,prandaj ta degjonte,Ose,kur kryeminisstri u largua e i tha,tani vazhdoni diskutimet,t’i thoshte,ore dale ti,te degjuam,tani na degjo,e nese nuk desheron,atehere dale te hikim ne perpara teje,dhe t’i bej cte duash.

  3. I thoni Bertit te vere prape kandidaturen per deputet te PD! Aktori ka “vdekur ka ngelur politikani berishian!Vetem “aktoret medioker shqiptare” nuk dashkan teater te ri! Doni vicidolsin! Ne kishim frike te shkonim ne teatrin kombetar qe ne vitet 60-70! Keshtu eshte kur behet politike edhe me godinat!

    1. Nese e kuptova mire, Bertit i thua medioker?! Vetem se ka qene deputet i PD? Nuk di cfare emri te te ve, o Teater i Vjeter.

  4. Ishte 11 vjet kryetar bashkie Edi Rama. Me ate 20% që ju merte haraç pronarëve të ndërtmit, nëse vërtetë i rrihte zemra për Tironën, jo një po edhe tre teatro të reja mund të ndërtonte .
    Për ate godinë nuk është fjala se është apo jo e përshtatëshme sot si teatër, ështe e re apo e vjetër, por ështe një objekt historik për teatrin shqiptar. Tirana është kryeqyteti europian më i varfër në objekte historike e kulturore.
    Nese shkon edhe në qytete të vogla të dorës së dytë në Europë e gjithë botën, ruhen, restaurohen e mirmbahen me fanatizëm të tilla objekte që perfaqësojnë historinë e qytetit, kurse kjo godinë në skenën e së cilës kanë luajtur aktorët më të shquar të Shqipërisë, duke u prishur, shuan kujtesën e kulturës kombëtare.
    Jo më Teatri kombëtar, por edhe ajo kulla e Vicidolit ku ka lindur presidenti i parë shqiptar i zgjedhur me vota demokratike, duhet ruajtur e mirmbahet nga shteti si vlerë muzeale, ju pëlqen apo jo Berisha enveristëve..
    Nga fshatra të vogla të veriut kanë lindur korifejtë e gjuhës e kulturës shqiptare.
    Do të ishte një vlerë e madhe që nëse ekzistojnë shtëpitë ku kanë lindur Budi, Bogdani, Matrënga, Skënderbeu e figura të shquara të këtij kombi, qoftë edhe si gërmadha, të mund të rindërtoheshin siç kanë qenë për ti kthyer në muze.Këtë kanë bërë popujt e kulturuar. Kanë ruajtur e respektuar kujtesën historike të tyre.
    “I vjetër” është edhe Koloseumi i Romës. Të vjetra e mbase të pabanueshme janë shtëpitë ku kanë lindur gjeni e njerëz të shquar të kombeve. Por ato ruhen e mbahen me fanatizëm si pjesë e kujtesës historike kulturore .
    Një popull që fshin kujtesën e tij historike, nuk ka sesi të shkojë përpara.
    U shkatërua nga diktatura enveriste me motive politike, qyteti me vlera historike e kulturore më të shquara e të vjetra jo vetëm të Shqipërise, por edhe të Ballkanit, Shkodra. Edhe nga Tirana e vjetër ndonëse me një histori jo aq të vjetër sa Shkodra, nuk ka ngelur pothuajse asgjë që mund t’ju kujtonte brezave të rij historinë e këtij qyteti, apo që mund t’ju a tregosh turistëve të huaj.
    Kam pasur rastin të vizitoj qytete të mëdha e të vogla të Europës. Ndjek me interes kanale televizive që shfaqin dokumentarë me pamje qytetesh e kulturash të ndryshme në gjithë botën.
    Ndertime moderne janë berë sot edhe në qytetet e shteteve më të varfëra afrikane, por në gjithë botën është bërë kujdes qe të ruhen lagjet e vjetra që perfaqësojnë historinë e kulturës së çdo kombi.
    Kur në këto kanale televizive qëllon të shoh ndonjë dolumentar për Shqipërinë, me dhimbje vërej se nuk kemi çfarë t’ju tregojmë të huajve objekte të ruajtura të kulturës së vjetër, historinë e kombit tonë, por do të shohësh vetëm kullat si qimet e qerrozit të shpërndara në kryeqytetin shqiptar, duke bërë një kaos urbanistik, apo piramidën në kujtim të diktatorit Enver Hoxha.
    Ruhet e mirmbahet në Gjirokastër shtëpia e diktatorit kriminal Enver Hoxha, e mirë bëhet.
    Përse ?
    Sepse edhe ajo shtëpi është pjesë e kujtesës së historisë shqiptare.

  5. me thene te drejten gjithe kete proteste te artisteve per godinen se kuptoj..skan ndertes dhe duan ta ruajn.e duan nga shteti se duan nga privati,me kulle apo pa kulle..su takon atyre kjo problematike.atyre u takon vetem skena.pataj arroganca injorante e pushtetit sdo vend per te komentuar.nuk kane dite ndonjeher te respektojn figurat fisnike.i ka bere bere pushteti zota e u ka zene syte

  6. Harbuteria e Rames dihet, edhe psikopatia qe e shoqeron qe i vogel!
    Ajo qe po shohim tani eshte Poshtersia deri ne neveri e mediave qe vijne e ikin pas bythes tij tamam si ato mizat pas mutit!

  7. PROBLEM ESHTE SE CFAR KOSTO DO TE KETE TEATRI I NGRITUR NGA PRIVATI DHE SI DO TE MANAXHOHET, NGA SHTETI PASI SHUME HERE KEMI PARE QE PRIVATI HEDHE LUMIN DHE NE FUNDE DO TE BEJE NJE GARAzh TE MADHE DHE DO TE JETE SI GERMADHE POSHTE KULLAVE LLUKSOZE …
    TEATRI DUHET TE JETE TEJET POMPOZ PER TI QENDRUAR KOHES NE TE KUNDERT PRIVATI TE PIRDHET DHE SHTETI TE MARE BORXH DHE TA BEJE ME KETO PARAMETRA …QE NESER TE MOS NA QESHIN FEMIJET TANE …!!!!!KY NUK ESHTE TEATER POR ESHTE NJE GJETJE GJASME MODERNE TE INSTALACIONEVE TE RAMES E DHE TE ERIT ME 4 KLAS FILLORE…….KY NUK QUHET POMPOZ POR GARAZH…..!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ne fakt duket me shume si nje anije ufosh e vendosur midis disa ndertesave qe kane nje arkitekture komplet tjeter. Hajde de qe e realizuan me lloj lloj dredhishe, po as stilin e ndertimit nuk e harmonizonin dot me ndertesat perreth. Keshtu eshte kur merr danezin per te projektuar nje ndertese ne nje vend mesdhetar.

  8. Andi dhe analfabetet komentues te Lapsi.al! S c;jane disa njerez qe nuk dine te shkruajne shqip me gegerishte te percuduar qe i kane ngelur Saliut per ta mbrojtur! Saliu mbrohet vete s’ka nevoje per avokate injorante! Por nuk kuptoj nje gje! C’lidhje kane aktoret me arsyet qe ngrene! Duket qarte qe keta “te deshtuar’ jane molitante pertace berishiane! Thelbi eshte te godasin c’do gje qe ben Rama! “Te na rroje harku se rrethi u dogj”! Te peshtire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *