• |
ide | kryesore

Prezantohet projekti/ Robert Ndrenika skeptik për teatrin dhe ironik me Ramën 

Lajme, Të fundit



Si një nga artistët e pranishëm në prezantimin e projektit të Teatrit të Ri Kombëtar, aktori Robert Ndrenika ironizoi Edi Ramën pasi nuk i dha fjalën në aktivitet, ndërsa kërkoi më shumë transparencë për mënyrën si do të ndërtohet teatri i ri.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit Publik- Privat, ose ndryshe koncensionit. Ai shtoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena.

“Më shqetëson Partneriteti Publik- Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.

Para se arkitekti i teatrit të ri, Bjorke Ingles të merrte fjalën, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri iu përgjigj: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”. Më pas aktori është ulur duke thënë se do t’a shohë projektin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *