• |
ide | kryesore

Rama e thotë troç: S’do të ishte mëkat sikur Teatri Kombëtar të kishte edhe kullë

Lajme, Të fundit



 

Gjatë takimit për prezantimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Edi Rama e ka thënë hapur se për të nuk do të ishte ndonjë problem nëse ky teatër do të kishte kullë, ashtu sikundër është aluduar gjerësisht prej disa kohësh.

“Nuk është një teatër me kullë, por nuk është asnjë mëkat edhe po të ishte një teatër nën kullë. Teatrot e Broduejt janë të gjithë nën kulla. Kur shkojnë njerëzit në teatër, nuk shohin kullat por shohin teatrin. Megjithatë, është një debat që ju mund ta vazhdoni me njëri-tjetrin. Besoj se është shumë e qartë se këtu nuk është historia se çfarë ka sipër apo anash, pavarësisht se sipër do të ketë një tjetër hapësirë teatrale në qiell të hapur dhe anash do të ketë hapësirat e veta për artistët. ”-tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij kryeministri ka thumbuar edhe artistët që kishin protestuar para disa kohësh.

“Jemi në kushtet, ku kemi një teatër që do të jetë trefishi i këtij që është sot, dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth, që sot nuk ekziston. Pa dyshim do të ketë dhe hapësirën e yjeve, të shuar e të pashuar të historisë së Teatrit Kombëtar. Kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmën e pashlyeshme të yllit të vet, do të jetojë aty në hapësirën e përgatitur enkas! Ashtu siklundër, kush del e bën protesta sot, do duhet të mendojë sesi të lërë yllin e tij aty, sepse nuk ka se çfarë bën më, sepse godina do të shembet për ti lënë vendin një godine të re.”-tha Rama.



7 Comments

  1. Ky monster me fytyr njeri esht mallkim i shqipatrve , ka 20 vjet qe e ka shkaterru tiranen , tani pas teatrit ka ngel pa prish edhe godinat e misnistrive .Te mos ju duket cudi kur te thote se duhet ti prishim se nuk kan stabdarte bashkohire etj budalliqe si kto

    1. Ministrite pothuajse prishur i ka . Nuk kane kaluar shume vite qe kur i ‘ lyu” me boje , muret me tulla , duke skandalizuar arkitektet , zerin e te cileve sigurisht qe e injoroi sikurse te artisteve sot !
      Por populli pa memorje , vazhdon te beje sehir shkaterrimin e tij ..( sic ka bere gjithmone )

  2. Ju dy komentuesit e pare kot lodheni. Prisni sa te cfaqet komenti brilant i ari-t dhe keni per t’u bindur se ju te dy vleni sa bolet e atij manalli.

  3. Historia fillon me keta qelbesira, qe s’kane ku cojne paret e droges dhe prishin c’te gjejne perpara… Ky i ishte nis teatrit qe ne vitin 2000 dhe po e ben realitet tani, se skicofreni po nuk e beri ate qe ka ne koke, vret veten (ishalla e ka ne koke edhe kete, qe te shpetojme!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *