• |
ide | kryesore

Rama: Partnerët janë të shqetësuar për kontratat e lobimit të PD

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për çështjen e kontratave të lobimit të PD në SHBA. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në News24, Rama tha se nuk ka bërë akuza, por ka kërkuar që çështja të zbardhet.

“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%.

Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *