• |
ide | kryesore

Takimi me Kim Jong Un/ Tillerson: Ende asnjë përgjigje nga Koreja e Veriut

Planet



Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson deklaroi se se SHBA-ja nuk ka patur ende kontakte të drejtpërdrejta me udhëheqësit koreano-veriorë për çështjen e samitit të planifikuar të liderëve të dy vendeve për programin bërthamor të Phenianit, por mbetet në pritje.

“Nuk kemi patur një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ana e Koresë së Veriut megjithëse ne mbetemi në pritje”, tha ai për median vendase gjatë vizitës në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij në Afrikë.

 

Njoftimi i këtij samiti është një zhvillim i fundit, ku do të ketë disa faza që do të nevojiten për të rënë dakord për vendin dhe qëllimin e këtyre diskutimeve.

Ende nuk është rënë dakord për vendin e diskutimeve, pas njoftimit të samitit historik midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *