• |
ide | kryesore

Takimi me Trump, ende asnjë përgjigje nga Kim Jong Un

Planet



Korea e Jugut njoftoi se ende nuk ka marrë një përgjigje nga Peniani për një takim të mundshëm mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Trump të premten pranoi të takohej me Kim Jong Un në një bisede direkte.

 

Detajet në lidhje me bisedimet e planifikuara ende nuk kanë një axhendë takimi me datë dhe vend ekzakt.

Analistët janë skeptikë në lidhje me atë që mund të arrihet nga këto bisedime.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Kim Jong-Un për një samit Kore e Veriut-SHBA,” u shpreh një zëdhënës nga ministria e Koresë së Jugut.

“Mendoj se po e shqyrtojnë me kujdes këtë çështje dhe i duhet kohë për të marrë një vendim,” u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *