• |
ide | kryesore

Video/ Pamje nga aksident në Berat, një nga vajzat e plagosura dërgohet në Tiranë për operacion

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur.

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër Romina Kapllani është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.

Ndërkohë, një vajzë 17 vjeçe është momentalisht e vetmja nga 10 fëmijët e aksidentuar mëngjesin e sotëm në Skrapar që ndodhet në gjendje më të rëndë se ë tjerët. Furgoni që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 minuta.

Drejtori i Qendrës së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.

“Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë” – u shpreh doktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *