• |
ide | kryesore

Berat, makina aksidenton 12-vjeçarin

Lajme



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Beratit, një i mitur vetëm 12 vjeç është shtypur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat- Poshnje, ku drejtuesi Agur Kanaçi, teksa po i jepte makinës së tij të tipit Benz, ka goditur këmbësorin 12 vjeçar, me inicialet S.F. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa 12 vjeçari është dërguar në spital. I mituri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *