• |
ide | kryesore

Beyonce rikthehet në koncerte Jay Z

Paparazzi, Slider



Pak ditë pas publikimit të bashkëpunimit të tyre me Dj Khaled dhe Future, Beyonce dhe Jay Z kanë lajmëruar nisjen e turneut të tyre më të ri, të quajtur “On The Run II”.

Me anë të tre postimeve në Instagram dhe në Facebook, Beyonce ka treguar lajmin e shumëpritur për miliona fansa dhe kjo është reflektuar edhe në rrjet ku kanë vërshuar një “lumë” statusesh e komentesh për çiftin në fjalë.

Turneu nis në qershor të këtij viti, në Cardiff, në Britaninë e Madhe dhe paraprakisht do të lëvizë në Gjermani, Itali, Hollandë, Poloni, Spanjë, Francë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
çmimi i biletave pritet të variojë nga 20 dollarë në 350 dollarë dhe sipas parashikimikeve, biletat mund të shiten të gjitha brenda ditës.

2 ditë më parë në faqen e Beyonce-s u shfaqen datat e 3 koncerteve por më pas u fshinë duke na lënë të gjithëve në suspancë, po tashmë çdo gjë është publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *