• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e gjykatësit: Rama mund të ikë edhe vetë, Xhafaj do të jetë kryeministër

Lajme, Të fundit



Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri që është në koalicion me Partinë Socialiste, ka bërë dje një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht që Edi Rama do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të ikë edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafaj do jetë kryeministër” – tha Idajet Beqiri gjatë emisionit.

Mik në rini me Xhafën, Beqiri tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafaj gjyqtar.

Kemi qenë të dy gjykatës, por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vlerësuar në punë”, –  tha Beqiri.

Ndonëse me gjysmë shaka Beqiri tha se përtej politizimit, në atë kohë duhej të kishe disa cilësi të veçanta të merrje vlerësime por edhe të arrije të bëje qoftë edhe një foto me Enver Hoxhën . “Xhafës i vlerësuan pjesën personale dhe jo politike dhe kjo u bë pasi kaloi shumë filtra”, – tha Beqiri.



5 Comments

    1. pak me urtesi dhe drejtesi mos mendoni se trojet shqiptare jane plack tregu dhe e drejta njerzore objekt paragjykimi thotë:

      shikoni cfar ngjet me ne keta percaktojne se kush do jete kryeminister dhe president ,njeri thot duhet te ik rama dhe vihet xhafaj tjetri do jet erioni president kurse 15 milion shqiptare nuk ekzistojne por veprohet ne emer te tyre dhe kostot i paguan cdo shqiptare erdhi koha qe ky komb te zgjohet dhe ne mezin e tije te mos pranojne me asnje ,njeri qe nuk eshte i drejte parimore ,qe nuk ka lillje me asnje nga ky rreth ,i klases politike 1 shekullore mbasi keta e manifestuan tere talentin fuqin mendore dhe fizike ku kombit shqiptare me te mall i sollen demin se dobin keta nuk ndryshojne me sepse e ka marre formimin e tille keta nuk njohin asgje vec padrejtesise dhe antivleres sepse ket ralitet nuk e sollem ne por eshte raliteti i mendimit dhe veprimit tyre 1 shekullore qe i ardhte funi nje ore dhe me pare e kurr me mos u perserit ne trojet shqiptare

  1. Ore, kete Idajetin e hoqen nga gjykata se bente perdhunime ne zyre. Kjo ka ndodhur ne kohen e merhumit kur ky tum punonte nenë Kruje. Imagjinoni se kush eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *