• |
ide | kryesore

Dha leje ndërtimi për hotel te Ura e Dajlanit, pezullohet vartësi i Vangjush Dakos

Lajme, Të fundit



Pezullohet nga detyra shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorisë.

Qehajaj akuzohet për “shpërdorim detyre”. Sipas organit të akuzës, shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës ka dhënë lejen e ndërtimit të një objekti hotel, në zonën e Urës së Dajlanit në kundërshtim me kriteret e ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, dhe VKM nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” i ndryshuar.

Hoteli në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi ndodhet ndërmjet rrugës Kombëtare tek “Ura e Dajlanit” dhe bregut të Detit.

Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar.

Gjithashtu Gjykata në Durrës vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:

-Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, lagje nr. 13, Plazh, Durrës.

-Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurisë në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.

Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *