• |
ide | kryesore

Financimet ruse/ Fytyra qesharake e PD-së

Arkiva, Të fundit



Sot PD ka shfrytëzuar fytyrën e një deputeteje të re, që më shumë fliste sesa kuptonte, për t’i bërë një kundërpërgjigje sa qesharake po aq edhe absurde, kundërshtarëve të saj socialistë. E vënë prej ditësh në syrin e ciklonit për dyshimet e financimit nga Rusia, PD po sillet në mënyrën më të keqe të mundshme: në vend që të përballet me faktet dhe t’i sqarojë ato aq sa mundet, partia më e madhe e opozitës ka tentuar sot të shtojë më shumë tym dhe mjegull. Në vend që të flasë sa e vërtetë është që dy kompanitë me aksionerë rusë kanë paguar pro saj, sot Oriela Pampuri njësoj si Basha pak ditë më parë tha se është Rama ai që ka lidhje okulte me Rusinë

 

“Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?

2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?

3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?

4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?

2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?” lexoi ajo.

Por pas këtyre pikpyetjeve ngrihet një dilemë e thjeshtë. Pse PD po i rikthen këto akuza tani? Që kur i dinte? Pse nuk ka folur më parë për rrezikun e lidhjeve ruse të Ramës? Apo strategjia është e thjeshtë: “ti më sulmon si njeri të rusëve, unë t’a kthej: i tyre je vetë”.

Kaq qesharake duket loja propagandistike e PD-së që për t’a vënë në skenë ka gjetur një figurë po aq fyçkë sa edhe homologja e saj socialiste, që është e aftë të recitojë pa kuptuar.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. E pashe dje ne Opinion kete Pampurin. Nga i gjen PD keto bundra te bejne opozite ? Po pse me Griden, Pampurin dhe Ornelen e Nikos do beje opozite Basha ?
    Joziiiiii ! Na mungon !

  2. Kjo gogla perpara se te dale ne konference ti kerkoje shefit te lokalit qe nese ka ndonje gje konkrete per kete zdapin e gjate ta coje se pari ne ambasaden USA ne tirane dhe per dijeni Sekretarit te shtetit USA, se ketu dihet qe nuk vepron kush. Nese ka dale thjeshte te lexoje me mire te marri tangat me vete dhe te zbythet se e felliqen PD bashke me kete trongllin qe nuk mush…

  3. Duhet edhe shikimi ise vertetes se; A jane te verteta ata pretendime qe ngre deputetiaper RAMEN e ministrat e tij? Sepse pergjigjen e lekeve ne USAper lobim e dha BASHA, qe citoi;;;; prisni hetimin e FBIse c.rrezultat te nxjerre e pastaj akuzoni. Keshtu qe ne kete artikull mendoj se i hidhet nje tyl per te maskuar veprat e RAMES.

  4. Po ku ta gjesh tu kene marre ruseve!!! Se dhe kjo praktika alla amerikane ” me jep lek qe te besh nje foto me mua” nuk ka byth ku te rri!! Merr pare ketej dhe jepuja lobistave “seksereve” per te sikuruar nje foto me ndonje zyrtar amerikan….

  5. O Shqiptar çju zuri! Historikisht politikanet shqiptar qysh heret ne 1913 e kendej kane mare para nga te huajt sa kane pasur mundesi. Lexoni pak historine! Sa per keta kukullat e PS e PD etj s’ja vlen te harxhosh kohen!

  6. vertet krymba qenefi jan disa komentues,rama quajti avionin e droges mushkonj dhe ju i besuat si lu,kur i kap avioni ju e mbuluat ,madje edhe pilotin e liruat,nuk keni par gje akoma,lajmruat tanja fajon se policia e berishes po u nxjerr femijet nga jasteku i GRISELDES.derra e dele njerz shto dhe kazan ku kapaku i kazamit esht rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *