• |
ide | kryesore

FOTO/ 30-vjeçarja e fiksuar pas seksit: Tentova vetëvrasjen!

Lapsi Leaks



Një grua e fiksuar pas marrëdhënieve seksuale ka rrëfyer eksperiencën e saj e cila për pak e çoi në vetëvrasje.
Quhet Jace Downey dhe thotë se varësia e saj ndaj seksit lidhet me kujtimet e hershme të abuzimeve seksuale që nga mosha 5-vjecare prej babait.

Derisa arriti në fazën që kërkoi ndihmë, 30-vjecarja nga Teksasi dilte në takime me tipa të ndryshëm pasi nuk mund të qëndronte vetëm me një.

Ajo tregon se eksperiencat seksuale po bëheshin shumë të rrezikshme dhe të dhimbshme, të cilat mund ta vrisnin.
Në një intervistë për “The Sun”, Jace thotë: “Për mua, seksi nuk ka pasur asnjëherë ndjenjë të mirë. Sa më i keq të ishte, ose sa më pak të doja të isha aty, aq më shumë befasohesha. Kur takoja dikë thoja me vete “Kthehu mbrapsh, nuk do të jesh pranë këtij personi”, dhe nga ana tjetër shkoja në shtrat me të”.

Jace shpjegoi se ishte aq e fiksuar nga seksi sa shihte filma pornografikë kudo, gjë që tani e konsideron kohë të humbur. Pasi bëri një listë ku tregonte gjërat e fundit para se të kryente vetëvrasje, u përball me një qendër shëndetësore ku foli për varësinë që kishte ndaj seksit dhe filloi të kurohej.

U shërua dhe për 2 vite qëndroi larg takimeve dhe marrëdhënieve seksuale duke e mbajtur veten të angazhuar me udhëtime. Tani ka filluar që të punojë si këshilluese për njerëzit që kanë varësi nga gjëra të ndryshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *