Policia e Tiranës zbardhi një ngjarje të ndodhur më 30 prill të këtij viti. Në zonën e njohur si “Ish-frutikultura” në Kamzë u gjet e pajetë në banesën e saj 48-vjeçarja me iniciale L.L. Fillimisht u mendua për një vetëvrasje, por nga hetimet e thelluara rezultoi se ajo ishte vrarë. Autore e dyshuar e vrasjes ishte Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Në dijeni të ngjarjes kanë qenë edhe Agim Lami, bashkëshorti i viktimës, Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, por ata nuk kanë kallëzuar duke e fshehur ngjarjen.
Në pranga u vunë Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” e akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.
U arrestua edhe Agim Lami, 50 vjeç, Hysen Shehu 45 vjeç dhe Arben Saliu , 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë të akuzuar për “moskallëzim krimi”.
Po pridhi ska ardhe ala knej ka America noshta vjen ma shpejt nga Shqiperia si u zbuli me 30 prill te keti viti mire thote rama kazan jeni
Jeni tamam kazan. Po si paska ndodh ngjarja ne 30 prill te ketij viti??