• |
ide | kryesore

Kryemadhi për kokainën: Ç’më duhen të rinjtë e Europës, më duhen ata të Shqipërisë!

Lajme, Të fundit

Duke qenë se pjesa më e madhe e 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas ishte destinuar për t’u shitur në tregjet europiane, Monika Kryemadhi e LSI-së tha se shqetësim më i madh është konsumi i kokainës.

“Nëse zhvishem për një moment nga petku i kryetares së LSI-së, dua të them se ç’më duhen mua të rinjtë e Europës, mua më duhen ata të Shqipërisë” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI u distancua nga skandali i pagesës së qindra mijëra dollarëve për lobistët nga Partia Demokratike.

“Jam kundër kompanive lobiste, sepse ata kanë një teori që në fillim të bëjnë pis dhe pastaj të pastrojnë. Partitë politikë marrëdhënien me SHBA duhet ta kenë përmes ambasadës dhe jo përmes lobistëve. E mgjithatë kjo ka të bëjë me individin” u shpreh Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu