• |
ide | kryesore

Paloka: Pse Rama ndryshon nga kryeministrat europianë për kokainën

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i PD, Edi Paloka, hodhi poshtë, paralelet e paraqitura prej Ramës për kapje kokaine me raste të ngjashme në Evropë, të cilat i paraqiti mbrëmë në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili e ku sipas tij, askush nuk akuzon kryeministrat si ‘garantë”.

Por, Paloka vëren se në asnjë nga këto vende europiane nuk ka prova direkte që i lidhin ministrat e familjarët e kryeministrave me drogën si në Shqipëri.

“Rama u përpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen, – shkruan Paloka në Facebook. – Duke paraqitur raste te tjera, te verteta dhe te sajuara, te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele. Sipas tij, ne asnje vend tjeter, nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.

Ajo qe Rama nuk iu shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.

Asnje nga ministrat e Brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve, nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet, siç rezultojne per ish-ministrin e Brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar. Po per kete te fundit, kryeministri yne, vertet nuk ka pare asgje akoma…”, përfundon Paloka.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *