• |
ide | kryesore

Pas takimit me ambasadorët, flet Xhafaj: Prezantuam rezultate në luftën lundër krimit dhe kanabisit

Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm, ka zhvilluar një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Në një reagim në Twitter pas takimit, ministri Xhafaj ka dhëne edhe detaje nga takimi, ku shkruan:

Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor. Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”. – shkruan Xhafaj.



5 Comments

  1. Sa maskime ,e mashtrime duhet ti kete treguar ky hetuesi miqeve europiane, Me genjeshtrate vazdueshme, kujtojne se po mashtrojne ambasadoret e vendet e tyre, keta kujtojne se i han bota elozhet e maskat e ketyre, Shihni raportet qe nga AMERIKA, e EUROPE e pastaj te na llomotise per suksese HETUESI I ENVERIT.

  2. Skam pare e degjuar me pare qe ne shqiperi ti mbledhi ministri te gjithe ambasadoret. Kjo gje tregon nje besim te jashtezakonshem ndaj tij dhe institucionit qe po drejton.

  3. Fakti qe ambasadoret e perkrahin eshte se jane pro reformave qe ky po ben. Realisht e fitoj besimin qe kur beri reformen e shqiptarve. Reformen ne drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *