• |
ide | kryesore

Shpërthimi në servisin e telefonave në Tiranë, sa kushtonte një minë e vendosur në celular

Lajme, Të fundit

Gentian Hoxha duket se montonte mina në celular në servisin e tij. Pas shpërthimit policia është futur brenda dyqanit dhe thotë se aty janë gjetur 2 kapsolla përcjellëse, pluhur tritoli, si dhe disa tela që përdoren për montimin e minave.

Gjithashtu, Policia ka gjetur edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse.  Nisur nga provat që janë gjetur brenda dyqanit, Policia ka arrestuar shtetasin Gentjan Hoxha.

Ai ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë policie. Gentjan hoxha dyshohet se kishte marrë porosi për prodhimin e minave dhe i shiste ato me një çmim prej 2 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu