• |
ide | kryesore

Skandali / Tre familje, Hoxha, Frangaj, Dulaku kontrollojnë tregun televiziv

Kryesore



Tre familje dhe interesat përreth tyre kontrollojnë pothuajse krejtësisht tregun televiziv të vendit. Frangaj, Hoxha dhe Dulaku kanë pesë licensat për transmetime dixhitale duke pasur njëkohësisht edhe tre televizionet më të mëdhenj në vend. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatik në Shqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ,  ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. Rezultatet e studimit u publikuan sot,( 13.03.2018) në Tiranë. Studimi zbulon kush e zotëron dhe kontrollon tregun, cilat janë interesat e ekonomike dhe politike të pronarëve. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Ky monopolizim u thellua keqaz me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Një nga aktet e para të socialistëve ishte amendamenti Balla, që kërkonte çfuqizimin e ligjit që i jepte të drejtë një pronari të vetëm dhe një familjeje të kontrollonin pronësinë e plotë të një televizioni. Kjo tentativë u godit fort edhe nga organizmat ndërkombëtarë edhe nga OSBE, si një shenjë e qartë e asfiksimit të mediave dhe vënien e tyre në interest ë klaneve politico financiare dhe jo në favor të publikut. Por shoqata e mediave audio vizive, duke pasur edhe mbeshtetjen politike të socialistëve e hodhi këtë çështje në gjyq dhe Kushtetuesja lejoi pronesinë e një pronari të vetëm mbi televizionet.

Kjo masë më pas i dha të drejtën trashigimtares së Dritan Hoxhës te zotëronte e vetme televizionin Top Channel dhe Aleksandër Frngajt të zhvishej nga pronësia fiktive që kish krijuar në Klan.

Si rrezultat i kësaj ne kemi sot televizionet më të mëdhenj të vendit jo vetëm prona të tre familjeve, por më keq akoma pjestarë të vetë familjeve drejtojnë edhe punën e përditshme editorial të këtyre mediave. As në Rusinë putiniane mungesa e lirisë nuk ka shkuar deri në këtë shkallë.

Kristina Voko, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN, Shqipëri, gjatë prezantimit të studimit në fjalë, tha se ky studim shpartallon mitin sipas të cilit ” pavarësisht mangësive, mediat shqiptare përfaqësojnë një shumëllojshmëri pikpamjesh. Një grusht familjesh  arrijnë më shumë se gjysmën e publikut dhe marrin 90% të të ardhurave në tregun tonë mediatik “.

Ndërsa Olaf Steenfadt, Drejtor i studimit investigativ “Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri” e sheh me shqetësim atë që po ndodh sot në Shqipëri me median.m”Pas dekadash të tranzicionit dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistë të shoqërisë civile brenda Shqipërisë si edhe të kontributeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, peizazhi i medias duket se rrëshqitet dhe po ikën larg nga rruga e pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë “, theksoi ai në prezantimin e gjetjeve të studimit të përbashkët të BIRN dhe Gazetarëve pa Kufi.

©Lapsi.al

 



5 Comments

  1. nuk e di kush ka shkruar kete koment,por ka harruar se kryetar i te gjith ketyre eshte qelbesirea ,kokpalari,bastardi,kokaina,shizofren,bastard drog EDVIN RAMA,por jo vetem keta tv qfare kujtoni se ilva pula e qelbur tare me ke esht,po anila basha e a 1 report,po derrkuci artan hogja i nevs 24 etj te kujt jan : TE GRUAS SE BILLALL SHEHUT SHOQES EDVINKA EDI NGJAL LAZLZI RAMA.

  2. Ca lesh pronaresh thoni ju. Keto televizione jan pjese e agjitacion propagandes te partise se punes. A nuk i shifni ca bojn me dixhitalbin ene tringun . Vetem filma te diktatures hala ballist i keq partizani i mir zogu tradhtar enveri patriot e mrokkla tjera per tja shpla trunin te rinjve qe se kan jetu at diktatur

  3. Po si ka mundesi qe Andi te shkruaje se Top Channel eshte i tille kur vete punon ne kete TV?! Po TV klan? A nuk punoi per shume vjet me Fevzon qe i pagoi ashtu si tani me para krimi dhe droge! A nuk eshte sot Armando bedel i Fevziut? Pse nuk thone gje per News 24? Patjeter keta TV jane ashtu te zhytur por edhe Andi dhe Shkullua jane deri ne gryke! Do te dalin Andi te gjitha! Ki durim! Po shoku i ngushte i armeve Tos koburja nuk ka punuar me Andi ne keto TV? Plehra! Po jane edhe disa komentues qe se kane haberin perse behet fjale ose jane te ngateruar edhe ata! Shqiperia do te filloje te behet kur te largohet i pari Saliu dhe Meta dhe pastaj edhe Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *