• |
ide | kryesore

U plagosën 10 nxënës shkolle, arrestohet shoferi i furgonit në Skrapar

Lajme, Të fundit



Një ditë pas aksidentit në Skrapar, kur autobusi me nxënës shkolle doli nga rruga dhe 10 prej tyre përfunduan te plagosur, policia arreston drejtuesin e mjetit. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobus, me targa AA 245 KE humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *